Meta ngre në "piedestal" kandidatin e LSI-së për Kavajën: CV e tij do e kishte zili edhe një qytet i BE-së

5 Qershor 2017, 17:52Politika TEMA

Presidenti i zgjedhur  Ilir Meta, ka vlerësuar lart kandidatin e LSI-së për garën e bashkisë Kavajë, Maksim Kona.

Sipas Metës, Maksim Kona është një figurë e shkëlqyer e shoqërisë civile, ndërsa CV e tij ta kishte zili edhe një qytet i zhvilluar i Bashkimit Evropian.

“Maksim Kona, figurë e shkëlqyer e shoqërisë civile dhe personalitet me një eksperiencë. V-në që ka Kona do ta kishte zili edhe një qytet i zhvilluar i Bashkimit Evropian. I bindur se me dijet, aftësitë dhe qytetarinë e tij, Maksim Kona do t’i japë drejtim të ri Bashkisë së Kavajës dhe do të hapë një faqe të re për këtë bashki dhe për qytetarët e Kavajës”nënvizoi Meta.

Më 25 qershor, krahas zgjedhjeve parlamentare do të zhvillohen dhe zgjedhjet lokale për bashkinë e qytetit të Kavajës.

2 komente në “Meta ngre në “piedestal” kandidatin e LSI-së për Kavajën: CV e tij do e kishte zili edhe një qytet i BE-së”

  1. PPSH says:

    Jo me jo, duhet te kete dhe diplomen e ish sigurimit si spiuni Mero.

    Leshi LSI+Hashashi PS+Hajdaret PD

  2. Lennard says:

    Derisa eshte bashkuar me TY duhet te jete Matrapaz i shkalles Nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje