Basha sulmon sërish Metën: Është bërë si bishë, se nuk e ka më dorën në bakllava…

10 Qershor 2017, 11:36Politika TEMA

Në vizitën e tij në Dibër, Basha ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Rama, të cilën e ka etiketuar “Edi tuta”, por më së shumti ndaj ish-kreut të LSI, Ilir Meta, për të  cilin tha se eshte bere si bishë.

Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë shoëmen, me këtë njeriun e shfaqjes me tuta dhe batuta, ndërkohë që ka futur duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj.

Këtë do vazhdoni, do i besni Ilir Beqajs, do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platformë nuk kanë as LSI, as PDIU?

Asnjë votë për shushunjat.

Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor.

Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta.

Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare.

Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë më,  por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën”, tha Basha.

Ai vijoi më tej, duke thënë se shushunjat nuk meritojne asnje vote.

“Asnjë votë PDIU-së që ka hyrë më kokë në qypin e turshive, ta dinë ata.

Më mirë hidhini në Drin votat se me ua dhënë këtyre, atje do e hajë në ndonjë peshk i vogël.

Asnjë votë për Ramën dhe Beqen, asnjë votë për partitë e tjera”, tha Basha.

1 komente në “Basha sulmon sërish Metën: Është bërë si bishë, se nuk e ka më dorën në bakllava…”

  1. Shqiptar i Ndershëm says:

    Demokracia Shqiptare = Produkt Skarco i PPSH-se.
    Koalicionet e majta dhe te djathta jane te provuar,
    Partite PD & LSI & PS jane shume vjet provuar si:
    -BAKLLAVAXHINJ,
    -TORTAXHINJ,
    -TEPSIXHINJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje