Shehu kundër Bashës: Pse ka një "Kod heshtjeje" në përdorimin e fjalës “drogë” pas marrëveshjes me Ramën

11 Qershor 2017, 11:47Politika TEMA

Ish deputeti dhe ish kandidati për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme në Dibër, Sherefedin Shehu ka vendosur të mos heshtë në lidhje me dyshimet e tij për paktin mes Ramës dhe Bashës.

Për të është shumë e e patolerueshme që Lulzim Basha si me sustë pas 18 majit ka ndërprerë përdorimin e fjalës “drogë” që ka qënë kryefjala e gjithë ligjërimit të tij politik para dhe gjatë çadrës së protestës.

Njëherësh ai nuk ia fal Bashës as mbylljen e gojës së demokratëve dhe kodin e heshtjes së vënë nga ana e lidershipit të PD, duke nënvizuar faktin se nuk kanë parë gjë akoma.

“Ky qëndrim nuk mund të justifikohet as me marrëveshjen Rama-Basha, sepse paratë e drogës janë ndarë midis trafikantëve dhe partnerëve në ish-Qeveri, Rama-Meta-Idrizi, të cilët do t’i përdorin ato për të blerë vota.

Duhet pranuar që marrëveshja Rama-Basha është një standard i ri në politikën shqiptare.

Por, mbyllja e gojës së demokratëve ngre dyshime se në marrëveshje nuk janë shkruar të gjitha ato për të cilat është folur midis Ramës dhe Bashës.

Mungesa e transparencës dhe goja e mbyllur e PD-së tregojnë se në të ka shumë dritë-hije dhe se “nuk kemi parë gjë akoma”, shkruan Shehu.

1 komente në “Shehu kundër Bashës: Pse ka një “Kod heshtjeje” në përdorimin e fjalës “drogë” pas marrëveshjes me Ramën”

  1. kombi says:

    NUK KA ME HASHASH ESHTE ZHDUKUR ME RRENJE , PRANDAJ NUK FLET LULZIMJA .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje