Basha: Rama thotë se mban fotografinë e Lulit, çun i mirë Luli...por s'bëj koalicion me Ramën

18 Qershor 2017, 18:43Politika TEMA

Gjatë takimit me banorë të Peqinit, Lulzim Basha ka treguar efektet që do të sjellë plani i tij ekonomik, duke i ka sqaruar njerëzit nga afër, se s’do të ketë marrëveshje me republikën e vjetër.

“Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Eshtë çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden?

300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”tha ai.

Kreu i opozitës u foli qytetarëve për masat konkrete të planit të tij.

“Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”.

Kryedemokrati Basha tha se më 25 qershor do te ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë.

1 komente në “Basha: Rama thotë se mban fotografinë e Lulit, çun i mirë Luli…por s’bëj koalicion me Ramën”

  1. timo says:

    Ke të drejtë Bashe, do të ndahemi nga krimi dhe kriminelët duke filluar nga ty e tutori yt Sali. Vetingu ka filluar punën. Pas gjykatësve dhe prokurorëve ju vjen rradha Lulush.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje