VIDEO/ Mesazhi i ambasadës së SHBA: Mos votoni me inat...!

20 Qershor 2017, 21:03Politika TEMA
VIDEO/ Mesazhi i ambasadës së SHBA: Mos votoni me inat...!

Ambasada Amerikane ka publikuar në faqen e saj në “Facebook” një videomesazh për votuesit e rinj në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Për këtë mesazh, ambasada ka marrë disa të rinj që u thonë bashkëmoshatarëve të tyre të votojnë me shpresë duke menduar për të ardhmen dhe jo me inat.

“Mos votoni me inat, por me shpresë…”, thuhet në mesazhin e SHBA të publikuar në rrjetet sociale.

Të dielën e 25 qershorit qytetarët shqiptarë do votojnë për të zgjedhur Kuvendin e ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje