Ngjela zbulon skenarin: Berisha dhe Basha preken nga reforma në drejtësi

28 Qershor 2017, 00:50Politika TEMA
Ngjela zbulon skenarin: Berisha dhe Basha preken nga reforma në

Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar ish kryeministrin Berisha dhe liderin e PD-së Basha, se preken nga reforma në drejtësi, ndaj duan ta ndalojnë.

“Saliu dhe Basha i kanë hyrë përsëri valles së çadrës. Ndërkohë reforma në drejtësi, i kap edhe Bashën edhe Saliun.

Fakti që janë kaq të acaruar do të thotë që do të preken, por këtë nuk e ndalojnë dot. Për Kryeministrin nuk e di nëse do të preket nga kjo reformë, por nuk besoj se ai do të ndalojë me reformën, sepse e ka marrë përsipër”, tha Ngjela.

2 komente në “Ngjela zbulon skenarin: Berisha dhe Basha preken nga reforma në drejtësi”

  1. the Punisher says:

    Po Spartak po…pirdh pirdh se lirohesh. E degjove timonierin sot se c´tha ? Do i mbahet merreveshjes. Prit se do ta marresh vesh se cfare eshte ajo marreveshje.

  2. Simon Vrusho says:

    REFORMA, SI NJË KREHËR HEKURI NGA KONISPOLI NË VERMOSH

    Reforma, si një krehër hekuri, si një krehër i imët hekuri duhet të kalojë nga Konispoli në Vermosh, nga Gjiri i Lalëzit në Tushemisht për cilindo e gjithkënd që ka pasur poste dhe ka abuzuar, ka vjedhur dhe ka kontrabanduar, ka droguar e trafikuar, ka tenderuar e ka vendimuar sipas qejfit e ryshfetit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje