“Tropojanët” e Bashës kërcënojnë Eduard Selamin në selinë e PD: Mos të të shikojmë më këtu!

28 Qershor 2017, 18:29Politika TEMA

Kur nuk kanë kaluar as disa orë nga hapja e garës për zgjedhjen e kreut të PD sipas parimit “një anëtar një votë” nga anëtarësia, njerëz të kreut të “ngrirë” të PD Lulzim Basha kanë kanë filluar kërcënimet.

Kështu, kandidati zyrtar për kryetar i PD, ish deputeti Eduard Selami është kërcënuar sot pikërisht në mjediset e selisë së PD nga një militant demokrat me origjinë nga Tropoja. Lidhja farefisnore e të cilit shkon afër Lulzim Bashës.

Më konkretisht, Alfred Dollapi, djali i xhaxhait të badiguardit të Lulzim Bashës, Feim Dollapi ka sulmuar Selamin pak minuta pas konferencës për shtyp duke e kërcënuar atë personalisht në ambientet e selisë së PD. Nga burime te “TemA” ne seline e PD mësohet se Dollapi i ka kërkuar llogari Selamit se përse ishte në seli.

Çfarë pune ke ti këtu, ca do këtu. Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu”, i është drejtuar mititanti tropojan i PD kandidatit për kryetar partie Eduard Selami, duke shoqëruar presionin dhe me fyrje të tjera private, përfshirë familjen.

Selami është përpjekur të ruajë qetësinë, por roja i PD ka qënë indiferent ndaj skenës që është luajtur para syve të tij, ku militanti fyente kandidatin zyrtar për kryetar të PD.

Njëherësh Dollapi është dhe shoferi aktual i deputetes tropojane Mimoza Hajdarmata. Ndërkohë që dhe tre persona të tjere kanë kërcënuar Selamin gjatë paradites së sotme.

Por Dollapi ishte më insistuesi për ta përzënë ish-deputetin dhe ka replikuar rëndë me Selamin.

Kur jemi në ditën e parë të hapjes së fushatës zyrtare për zgjedhjen e kreut të PD, duket se po përsëritet e njejta skemë e ndodhur katër vite më parë, mes njerëzve të Lulzim Bashës dhe të Sokol Olldashit, gjatë garës për kreun e PD. Me të vetmin ndryshim se deputetin e ndjerë nuk guxonin ta sfidonin personalisht.

Ndërkohë që po e njejta skemë po luhet dhe në databesën e anëtarësisë dhe zyrën ku printohen kartat e anëtarësisë së PD, duke përgatitur manipulimin.

Ndërkohë që është emergjencë që Basha të garantojë sigurinë e kandidatëve për kryetar të PD që sulmohen nga të afërm të bashkëpunëtorëve të tij.

18 komente në ““Tropojanët” e Bashës kërcënojnë Eduard Selamin në selinë e PD: Mos të të shikojmë më këtu!”

  1. andromeda says:

    PD ka degraduar në parti të tipit fashist.

  2. Albi_I says:

    Budallait nuk ja paskan thene qe Selami eshte kandidat sa per figure i nxjerre nga vete Basha.

  3. qani says:

    e. selami nuk duam qe te lexojme edhe nekrologjine tende
    merrni masa se nuk ndalet sali berisha pa luli te ha mune

  4. Tung says:

    Mero,keto thuaja Rames qe ta shikoj me cfare lloj lloj mbeturinash do te bej kualicion.
    Viri gishtin kokes oRama se kete te pd-s jane kafshe te pa-zbutura.

    1. boom says:

      Po Rama tha qe tepsine do ta coje per skrap apo jo? Se mos eshte ngaterruar e ka dashur te thote qe do coje timonin per skrap?

  5. tr says:

    I LESHOJ ZAGARET LULZIMJA . SELAMI DUHET TE LARGOHET PERFUNDIMISHT ,PER MOS TE PATUR FATIN E OLLDASHIT .

  6. LORA says:

    Bande qenefi,,,e legalizume si parti.

  7. ganiu says:

    Sa kohë të drejtoj Berisha aq kohë do të zgjidhet ai që propozon. Para a pas kulisave. Këtë radhë “pakti” quhet Rama – Basha. Për të mbetur në fuqi ky “pakt” duhet të mbetet Basha partneri kryesor.
    Rama tha se do ti qëndrojë fjalës.

  8. Ledio says:

    Te thash o Selam qe eshte parti Serbesh nga Tropoja PD apo jo? Kush kerkon te ngjitet lart merr miratimin nga Beogradi njeher ose perndryshe perfundon si shume antare te tjere te PD si Ali Spahia, Pjeter Arbnori, Safet Zhulali, Gazidede, Pashko, Olldashi etc. Lere ta heqi populli me voten e lire se individe si ty e disa te tjere nuk kan cfare i bejne Sali Serbit.

  9. Lennard says:

    Keshtu kane vepruar dhe me pare zagaret e Sali Gerdecit.Eshte nje prove qe Pa Zhdukur dhe Hijen e Sali Kriminelit ,nuk do te kete gje ne Terezi PD.

  10. Feniks says:

    PD nuk eshte parti politike por nje bande kriminale anti shqiptare.
    Ne kohen e Hitlerit gjerman te gjithe keta do ishin “SS” dhe do ulurinin :Hail Hitler”!

  11. shqip says:

    Ka qene qe ne lindje e tille . Pd konfirmon se eshte eskluzivitet vetem i tropojaneve . Prandaj dhe une nuk e kam me sta . E kam me korçare , sarandiote , permetare , durrsake , krutane , etj . Ç’dreqin i lidh me tribute e veriut te veriut . Me vjen keq per njerezit fisnike te atyre zonave . Edhe ata duan ndryshimin dhe emancipimin . Po Jane viktima te klaneve berisha – basha . Kane 27 vjete qe e mbajne peng Shkodren, Tropojen, Kukesin . Dhe njerezit e ndershem ne ato vende , Jane peng i ketyre bandave qe kercenojne ne mes te dites deputetet , politikanet , te urtet , te arsyshmit. Keta nuk kane pse i qajne siper pd-se. Po te largohen ne menyre demostrative , e tua lene zyrat e shqupit , bandave te Salih Berishes.

  12. akrepi says:

    Ja pra kjo eshte PD Parti e rrugaceve dhe bandave qe dhe figurat positive Brenda parties se tyre I kercenojne dhe denigrojne doke mos lejuar permisimin e parties se tyre .Kjo eshte fryma 27 vjecare qe ka brumosur Sali Bisha.

  13. TRAPI says:

    DUKET QARTE SE NE KRYE TE PD DO TE VIEJE BERISHA…DO TA SHIKONI…

  14. lori says:

    Largimi I tropojaneve eshte detyre immediate e PD.Ato jane falangat fashiste te lidershpidit S.Berisha.Largimi I tyre nga PD detyre akute.

  15. Miu i arave says:

    PD-ja, nuk ka “degraduar”, siç përpiqen ta paraqesin disa, por ka qënë gjithmonë “një bandë” e strehë banditësh (me të gjitha “rregullat e ligjet” e bandave mafioze), nga llumpeni i shoqërisë shqiptare… (që fatkeqësisht “llumpeni”, është shumicë…)

  16. kleptofagos says:

    Duhet zbatuar ligji per organizatat kriminale…..por kush ta beje?

  17. Ola says:

    Une them te dali kandidade per PD Mimoza Hajdarmataj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje