Shkodranët, barcaleta pa fund për Bashën, Ramën, Metën, Berishën dhe ...Nard Ndokën

28 Qershor 2017, 13:36Politika TEMA

Shkodranët shquhen për humorin e tyre të hollë, madje për këtë panë pasur penalizime dhe në kohën e diktaturës, ku ishin të vetmit që bënin humor dhe me vetë diktatorin që e quanin “Dulla”.

Dhe zgjedhjet e 25 qershorit nuk kanë kaluar pa u futur në “axhendën” e humorit të tyre, përmes të cilit kanë shigjetuar rezultatin shumë të dobët të PD në zgjedhje.

Duke qënë të djathtë në thelb, shkodranët të cilët e ndëshkuan së pari me votë duke i dhënë rezultatin minimal në këtë bastion historik të PD, kanë krijuar edhe barsaleta me vetë atë që përfaqëson sot për demokratët Lulzim Basha.

Jo më kot humori shkodran mban vendin e parë, e për Lulzim Bashën Shkodra ka këto fjalë:

Politika shqiptare asht si futbolli italian, Rama si Juvja, s’ka kundërshtar. Berisha si Milani, legjendë. Meta si Roma, gjithmonë në vend të dytë.

Basha si Interi, nuk e merr njeri seriozisht dhe humbet çdo gjë që nis. Harrova ma t’madhin në vend Nard Ndokën, asht si Chievo, nuk bie kurrë nga kategoria, gjithmonë deputet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje