Fuga "këshillon" Bashën për replikat me Veliajn: Ulje e rangut të kritikuesit, po grricet me figura politike të dorës së dytë

5 Korrik 2017, 14:26Politika TEMA

Akademiku Artan Fuga nuk e ka parë me sy të mirë deklaratën e fortë që kreu i  PD-së Lulzim Basha, bëri kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Fuga e konsideron këtë qëndrim si gërricje të opozitës me figura të dorës së dytë të pushtetit.

Ai “këshillon” Bashën që kritikat për Veliajn t’i lihen në dorë Leonard Ollit, kryetar i grupit demokrat në këshillin bashkiak.

Reagimi i Artan Fugës:

Opozita po grricet me figura politike te dores se dyte te pushtetit, specifikisht me kryetarin e bashkise se Tiranes.

Çfare domethene kjo ulje e rangut te kritikuesit?

Kjo eshte puna e Nard Ollit ?

Nuk ka me keshilltare demokratikas ne keshillin tone bashkiak?

Apo duhet gjet medoemos nje tabele qitjeje stervitore :

Apo pas deklarates bombe te Erionit se nuk do heqi LSI -sta nga bashkia!

Mos ka dale nga PAKTI zoti Veliaj dhe prandaj po anatemohet! ? ?

1 komente në “Fuga “këshillon” Bashën për replikat me Veliajn: Ulje e rangut të kritikuesit, po grricet me figura politike të dorës së dytë”

  1. Xha Braho says:

    Pse i botoni shkrimet që ky ish komunist dhe demokrat i vonuar, shkruan në fb? Vërtetë mendoni se ky i ashtuquajtur akademik, që akoma ka frikë të të shprehë hapur bindjet e tij politike dhe fetare, mund të thotë ndonjë gjë me vlerë?! Lëreni “të vajtojë” në statusin e tij në fb. dhe kush dëshiron të kënaqet me broçkullat e tij le ta ndjekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje