Monika Kryemadhi në konflikt interesi? Detyrat që ka "Zonja e Parë" sipas Protokollit të Shtetit: Si do sillet kreu i LSI në opozitë?

7 Korrik 2017, 10:13Politika TEMA

Për të parën herë në historinë e Shqipërisë, por dhe atë botërore, bashkëshortja e presidentit të Republikës është kryetare e një partie politike, per me teper ne opozite.

Nëse Meta e merr këtë detyrë, atëherë do kemi një rast të paprecedentë.

“Zonja e Parë” do jetë kryetare e një partie në opozitë dhe që është forcë e tretë, ndërkohë që premtohet se ajo do bëjë opozitë më të mirë se PD dhe nuk do lejojë asnjë abuzim.

Përveç kësaj, Kryemadhi, gruaja e presidentit të ardhshëm, prej disa ditësh ka shpërthyer në akuza shumë të forta ndaj qeverisë.

Sipas Kushtetutës, presidenti qëndron mbi palët, mirëpo në këtë situatë ka shumë pikëpyetje.

Në momentin që “Zonja e Parë” sulmon qeverinë dhe paralelisht sulmon dhe PD dhe pastaj jeton me presidentin e Republikës, është shumë e vështirë të besohet se kreu i shtetit do jetë i pavarur.

Perveç LSI, Kryemadhi do përfaqësojë Presidencën në një farë mënyre, pasi “Zonja e Parë” do jetë pjesë e Presidencës.

Por pikëpyetja është se sa i pavarur do jetë Ilir Meta në postin e presidentit, kur bashkëshortja e tij do drejtojë një parti? Ligji për konfliktin e interesave e ka të përcaktuar që pjesë e konfliktit janë dhe familjarët.

Nëse marrim një rast, me reformën në drejtësi do ndalohet që dy bashkëshortë të punojnë në të njëjtën gjykatë sepse ka konflikt interesi.

Po ashtu dhe në administratë ndalohet një gjë e tillë sepse po ashtu ka konflikt interesi. Si do veprohet me rastin e presidentit?

Edhe pse Kushtetua nuk ka asnjë nen për “Zonjën e Parë”, është Protokolli i Shtetit ai i cili ka përcaktuar detyrat dhe kompetencat që do ketë ajo.

Aty tregohet gjithë ceremonia e betimit të Presidentit, roli që do ketë bashkëshortja e tij, si dhe aktivitetet që mund të kryejë ajo më pas.

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës gëzon statusin Zonja e Parë e vendit. Në ceremonitë ku merr pjesë vetëm me presidentin, Zonja e Parë qëndron në të djathtë të tij.

Në ceremonitë e nderit ku ekzekutohen himnet kombëtare qëndron së bashku me zonjën e parë mike, tre hapa pas të dy presidentëve.

Në mjedise pritjesh formale, në rastet kur ka një të ftuar nderi, presidenti ecën i pari, së bashku me bashkëshorten e të ftuarit të nderit, ndërsa Zonja e Parë shoqëron të ftuarin e nderit dhe hyn e dyta pas Presidentit.

Zonja e Parë shoqëron Presidentin e Republikës në vizita shtetërore jashtë vendit, bën vetë vizita në cilësinë e zonjës së parë, jep pritje, organizon publikisht dhe privatisht ceremoni të ndryshme me karakter shoqëror, humanitar e patriotik, mban lidhje me zonjat e para të vendeve të tjera, por nuk mund të marrë pjesë në punët dhe takimet zyrtare të Presidentit të Republikës”, thuhet aty.

Këto janë të vetmet aktivitete që mund të ushtrojë “Zonja e Parë” dhe nuk përfshihet drejtimi i një partie.

13 komente në “Monika Kryemadhi në konflikt interesi? Detyrat që ka “Zonja e Parë” sipas Protokollit të Shtetit: Si do sillet kreu i LSI në opozitë?”

  1. Qim Peka says:

    Po ku pjerdhin keta per kushtetute & shtet.
    Keta e dine cdo gje prone qe vidhet, kur behesh me lek blihet, etj etj……

  2. shqip says:

    Po ç’ka ketu per tu habitur ? Rasti do ishte i veçuar Nese do behej fjale per ndonje Shtet , me SH te madhe . Mqs jemi ne nje vend si “Shqiperia pa viza “, çdo gje hyn ne normalitet . Meta-alla nuk u vu vete atje. E vune te tjeret . Keta te tjeret nuk e kishin menduar qe do kete konflinkt interesi ? Popull debil . Ricikluat Berishen edhe pasi e dogji , bombardoi , mori parate , kursimet , jetet . Ky fshatari u gjend si ai partizani (Pandi Raidhi) , te krevati perandorit . Dhe mqs gjeti konita si te skeçi i Fierit , mendoi te marre dhe gruan kryetare . E mbase femijte i ben keshilltare ne presidence . Ku je Konica , Fishta , Noli ? Zgjohuni se ju doli parashikimi .

    1. Grigor says:

      Mos more. Popull debil? Po ti çfare dreqin je? Po qe se nuk e ndjen veten pjese e ketij populli, çfare të s’ëmës kerkon ketu? Po qe se je shqipetar, ke share edhe veten, edhe prinderit, kushërinjtë dhe tere farefisin tend qe jane pjese e ketij populli.
      Apo nuk e ndjen veten popull ti? Mbase je prift, dhe prifti nuk eshte popull – ka thene Robert Ndrenika.
      Te tere ha hedhin fajin popullit, dhe bejne gjera ne emer te popullit.
      Ilir Meten nuk e vuri populli president. Populli ja dha mesazhin “forces se pare”. Ilir Meta mbeti si I dhjere mbas zgjedhjeve dhe po mundohet t’ja laje gruaja mutin me shurre.
      Ata qe u blene nga LSI, Janevetem nje pjesë e popullit që shesin edhe nderin per nje vend pune. Çdo popull e ka kete perqindje njerëzish.
      Por zgjedhjet e Qershorit vertetuan se nuk mund të blesh dot nje popull te tere. Ky është populli, dhe Jo disa parlamentare te shkruash apo disa partiake we bejne lojera te ndyra politike.
      Po ti na fal, se te shamë liderin e Partise, se mbase te kishte premtuar edhe ty ndonje pune.
      P.S. Se mos kujton se po shave to Ramen, mua me plasi shume? Rama duhet te mbaje premtimet e medha qe u zotua para popullit. Kur t’i mbaje keto premtime, as ti nuk ke per ta share. Po nuk i mbajti, do ta shajme te gjithe se bashku.

      1. shqip says:

        Gregor lere tëmen dhe semen , se di dhe une shqip . Po qe se nuk kupton , Po ta shpjegoj me ” dy fjale “. Popull debil kam parasysh te gjithe armaten dru me pre . Qe Po na mbajne peng Duke ricikluar figura si Berisha apo Meta , etj . Nuk e di per ty Ku e fut veten ? Tek ata toke e xanun , te ata nje vend Pune = 40,vota , apo te te perbetuarit ” o Saliu , o asnje tjeter” Po ta le ty ti vesh nje epitet ketij lloj populli . Sa per shqiptar , se kush eshte e kush jo , kjo nuk eshte njesi matese .

  3. Lennard says:

    Zgjidhja eshte e thjeshte .Te dy duhet te futen ne Skanimin e Vetingut dhe detyrimisht do te shkojne per LESH.Keshtu shpeton Shqiperia dhe bien te gjitha tollovite dhe hamendjet.

    1. Lelo says:

      Asgje per tu habitur. Ne albanistan keshtu funksionon nga komunat deri tek presidenti mafjoz i sapozgjedhur.

  4. arbereshi says:

    Gjeja me e bukur e ketij artikulli eshte foto e ciftit katunaroromantik

  5. #EKZEKUTUSI says:

    Dinastia e KRYEHAJDUTEVE Ne Shqiperi…Zonja e Pare..Duhet te jete JASHTE POLITIKES..pra..Ose Meta President ose Monika Kryekurve eLIS-it….
    POSHTE DINASTIA E ILIR FLORIRIT.lol

  6. Zgalem says:

    Ky shkrim , sot , ne “Tema “ merr nje rendesi te posacme dhe urgjente . Sipas shkrimit , protokolli pershkruan hollesisht detyrat e zonjes se pare si personalitet shteteror . Me te drejte thuhet se Monika eshte ne konflikt interesi . Po qe se ndodh , qe Monika nuk dorhiqet nga Partia , per tju perkushtuar detyres se protolloit shtetereor , Iliri nuk duhet te miratohet si President . Nuk duhet pritur , kur jemi vetem dy jave larg ceremobise se betimit . Po gjen zbatim fjala e Ramizit : Shqiperia rrast i vecante , Zonja e pare merret me qera . Zgalem

  7. Fation says:

    Artikulli është pa lidhje dhe tendencioz,. Nuk kemi të bëjmë thjesht me një zonjë të parë por me një deputete të zgjedhur. Pa dyshim që zonja Kryemadhi është në rradhë të parë deputete, pastaj kryetare e partisë dhe së fundmi zonjë e parë. Ka disa raste kur mund të shfaqet konflikt interesi, pssh nëse zoti Meta takon personalitete të rëndësishme, kjo mund të përdoret nga Monika politikisht etj. Por në thelb ajo ka të drejtat e saj të jetë deputete, kryetare partie apo çfarëdo profesioni tjetër që dëshiron.

  8. shelegura says:

    kjo pune e lsi nuk e mollois dot njeriu me i mencur
    po veme drejt evropes me lsi
    por menyra si nje fshat me i humbur i skraparit
    kjo qe po shohim dhe degjojme
    nuk besohet qe kjo kryetare iliri president
    qoret servilet bythlepirsit te pa aftet me dokumenta fallco
    turpi qendron mbi keta votus

  9. Mihali says:

    Rama i ka ber thirje Metes per reflektim,pjese e reflektim duhet te jet dorheqja e njerit prej bashkeshoteve dhe e dyta te bej autokritik publie per qendrimin e mbajtur nga Ilir Meta gjat fushates zgjedhore.
    Per kush duhet te dorhiqet ta zgjidhin vet me tek a cift,tur a jazz.Iliri dhe Monika duhet te heqin nga Dora ngjitesin qe u ngjiten parat.
    Suksese ne jet Ilir Floririt.

  10. Sitica says:

    Monika dhe Likja do te bejne divorc formal…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje