VIDEO/ Vrasja e 31 vjeçarit, arrestohen dy personat e shpallur në kërkim, ishin fshehur në ferra

26 Korrik 2017, 12:04Politika TEMA
VIDEO/ Vrasja e 31 vjeçarit, arrestohen dy personat e shpallur në

Policia e Sarandës ka arrestuar edhe dy personat e dyshuar që ishin shpalluar në kërkim në lidhje me vrasjes e të riut në Borsh, Përparim Bega.

Për kapjen e autorëve të dyshuar u përfshinë 30 forca policie. Një nga tre të dyshuarit u arrestua në banesën e tij pak çaste pas vrasjes, ndërsa dy të tjerët u kapën në një zonë të pyllëzuar, ku edhe fshiheshin, në fshatin e Kudhës.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit maksimal të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me FNSH-në, është bërë e mundur që brenda pak orëve të kapen edhe dy shtetasit e tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 26.07.2017, rreth orës 00:40 në fshatin Borsh dhe konkretisht:

– Thanas Hodo, 26 vjeç, banues në Borsh.

– Xhonatan Muço, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Autori tjetër i dyshuar Ronaldo Shehu, 19 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar në flagrancë nga policia, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja.

5 komente në “VIDEO/ Vrasja e 31 vjeçarit, arrestohen dy personat e shpallur në kërkim, ishin fshehur në ferra”

  1. Tutu says:

    Vetem kanuni i Lek Dukagjinit e zgjidh kete situate…vetegjyqesia eshte e vetmja zgjidhje…drejtesia ne Shqiperi eshte nje merkato si ajo e fahatareve…sidimos tani qe kemi nje president qe e ka perdhosur vete drejtesine…

  2. Pasword says:

    He “maloke” muti.

    1. vjeshta says:

      …gjysmëopinga do ti quaja ose labë=hajdutë
      Malokët të shkulin dhëmballën e shëndoshë !
      Arje ka lindur trimëria.

  3. fieraku4u says:

    PROBLEMI NUK ESHTE TEK POLICIA, SE KETA E BEJNE PUNEN ME SE MIRE. PROBLEMI ESHTE TEK GJYQESORI. PAS 2 VITESH MAKSIMUMI, KETA VRASES DALIN PRAPE XHIRO PAZARIT. DHE VRASIN, NJERIUN E RADHES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje