Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër trupave të NATO-s

2 Gusht 2017, 14:42Bota TEMA

Në shënjestër të një sulmi vetëvrasës sot në pjesën jugore të Afganistanit, ishte një konvoj i trupave të NATO-s, nga i cili ka pasur edhe viktima, ka njoftuar misioni i aleancës veriatlantike në këtë vend.

Megjithatë, misioni i NATO-s nuk ka thënë se cili është numri i viktimave ose kombësia e tyre.

Zëdhënësi i policisë provinciale në Kandahar, Zia Durrani, tha se konvoji ishte sulmuar në rajonin Daman.

Një zyrtar i paidentifikuar lokal i sigurisë tha se sulmi ka ndodhur afër aeroportit të Kandaharit, ku është e vendosur baza madhore ushtarake e trupave të jashtme, që i mbështesin forcat afgane të sigurisë.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

Në Afganistan aktualisht ndodhen afro 13,500 ushtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.

Administrata amerikane është në proces të vendosjes nëse do të dërgoj trupa shtesë në këtë vend për të luftuar kundër militantëve talibanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje