Përplasen me armë dy vëllezër në Berat, tentojnë të ekzekutojnë njëri-tjetrin

4 Gusht 2017, 11:41Kronika TEMA

Policia e Beratit ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes dy vëllezërve, e cila mund të kishte përfundur tragjikisht.

Konflikti mes dy vëllezërve ka ndodhur ditën e djeshme, mes Agim Bramit 60 vjeç dhe 48-vjeçarit J.B në fshatin Veterik.

“Menjëherë sapo është marrë njoftimi në vendngjarje janë nisur forcat e policisë të cilat pasi kanë ndërhyrë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit midis shtetasit Agim Brami dhe vëllait të tij shtetasin J.B. 48 vjeç, banues në Berat”, sqaron policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatik, model 56,

3 krëhera, kalibër 7.62 mm,

2633 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/4/5 i Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje