Tiranë/ Zhduken dy fëmijë të moshave 10 dhe 12 vjeç, nëna e shokuar: Dolën dje nga banesa dhe nuk u kthyen më

8 Gusht 2017, 14:09Ekonomia TEMA

Dy fëmijë të moshave 10 dhe 12 vjeç janë zhdukur nga banesa e tyre që prej ditësh së djeshme.

Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për dy fëmijët pas denoncimit të nënës për zhdukjen e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare dje është paraqitur në polici 40-vjeçarja me inicialet S.M., e cila ka pohuar se dy djemtë e saj të mitur kishin ikur nga banesa dhe nuk janë kthyer më.

“Më datë 07.08.2017, shtetasja S.M, vjeç 40, banuese në Tiranë, kallëzon se, më datë 06.08.2017, janë larguar nga banesa 2 djemtë e saj të mitur vjeç 12 e 10. Punohet për gjetjen e tyre”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje