Pas Mediut dhe Shehit reagon aleati tjetër: Ja se çfarë duhet të bëjë Basha dhe ministrat teknikë

10 Gusht 2017, 17:19Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka dalë kundër aleatëve të tij, Mediu dhe Shehi, duke thënë se ministrat teknikë duhet të qëndrojnë në detyre deri në përfundim të qeverisjes.

 

 

Sipas Ndokës, qëndrimi deri në formimin e qeverisë së re i jep seriozitet marrëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës.

“Normalisht, ajo është një marrëveshje politike, serioze dhe e rëndësishme për opozitën, pavarësisht problemeve që u evidentuan në zgjedhje me vjedhje vote etj. Unë mendoj se ministrat teknikë duhet të vazhdojnë detyrën që kanë marrë deri në ardhjen e qeverisë së re. Nuk besoj se ka ndonjë rëndësi tërheqja e tyre në këtë moment.

Nuk është kjo pjesa më e rëndësishme për opozitën. Përkundrazi, qëndrimi deri në fund në detyrë i ministrave tregon respekt ndaj asaj marrëveshjeje që u votua edhe në Parlament. Këto janë thirrje të dëshpëruara dhe për të bërë politikë në 42 gradë celsius.

Tërheqja e ministrave nuk i jep rëndësi dhe seriozitet marrëveshjes, që e thashë se ishte shumë e rëndësishme për opozitën. Vazhdimi i detyrës nga ana e ministrave është dhe një detyrim kushtetues dhe tërheqja nga detyra është edhe braktisje e përgjegjë- sisë që ata kanë marrë”, ka thënë Ndoka.

 

3 komente në “Pas Mediut dhe Shehit reagon aleati tjetër: Ja se çfarë duhet të bëjë Basha dhe ministrat teknikë”

  1. Emigranti says:

    Sa mire qe na dole deputet o Nard Nokia,ne te Kundert do te na kishe lene armet varur.

  2. Emigranti says:

    Sa mire qe na dole deputet o Nard Nokia,ne te Kundert do te na kishe lene armet varur.Nuk e kam thene as nje here,pershendetje

  3. xhevit says:

    Mos degjo as fatmir gerdecin dhe as dash gjizen, por PLEASE, degjoje kete ” balerinin e dance w/stars”. Mender opozita nuk mund te mbijetoje pa kontrimutin e ketij tipit…Un-fucken-believing…….!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje