“Thika, shkopa bejsbolli, dorezë”, policia jep detajet e sherrit në Sarandë dhe EMRAT e autorëve

18 Gusht 2017, 13:18Kronika TEMA
“Thika, shkopa bejsbolli, dorezë”, policia jep detajet e

Policia e Sarandës ka dhënë detajet lidhur me sherrin që ndodhi një natë më parë në lagjen numër 1, mes 4 shtetasve të cilët janë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.08.2017, rreth orës 23:30, në Sallën Operative Sarandë ka ardhur një njoftim se në lagjen “Nr.1”, pranë gjykatës, janë duke u konfliktuar fizikisht, disa shtetas.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka konstatuar se ishin konfliktuar me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasit A.L., A.S dhe F.T., me shtetasin A.B.

Në momentin kur kanë mbritur shërbimet e Policisë, në vendngjarje Policia ka konstatuar shtetasit A.L, F.T dhe A.B.

Ndërsa shtetasi A.S., ishte larguar nga vendi i ngjarjes me automjet dhe gjatë largimit ka dëmtuar edhe disa automjete të tjera.

Si pasojë e konfliktit ishte dëmtuar dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasi A.L.

Ndërsa shtetasi A.B ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin e Janinës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, si dhe kapjen e ndalimin e shtetasit A.S., i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e këtij shtetasi, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me 5 fishekë, dhe një armë e ftohtë (dorëzë dore).

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.L, 18 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”,

T, 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”,

B, 32 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, dhe

A.S, 24 vjeç, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, ”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Shkatërrim i pronës”, të parashikuara nga nenet 88, 89, 150, 278 dhe 279 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje