Kur mjerimi bërtet…

20 Gusht 2017, 14:22Rajoni TEMA

Nga Enver Robelli

Kaos politik, shqiptarë të Kosovës që paguajnë miliona euro për t’u shëruar në Maqedoni, refugjatë të kthyer që duan të largohen sërish. Shënime për një verë kosovare dhe kulturën fatale të kësmetit.

Parlamenti i Kosovës i bllokuar. Ivica Daçiqi tregon detaje të propozimit të tij për ndarjen e Kosovës. Komandantët nuk lëshojnë pe.

Kaos në Kosovë. Nuk ka shumicë për qeveri të re në Kosovë. Kosova – jostabile, e korruptuar, e varfër.

Me këso titujsh mediat perëndimore e kanë përshkruar gjendjen në Kosovë gjatë kësaj vere.

Asgjë e re, do të thoshin cinikët. Në këtë situatë të përkohshmërisë kosovarët jetojnë prej shumë vitesh, si të thuash janë adaptuar në këtë provizorium të izoluar nga bota.

Përkundër izolimit për shkak të vizave, ekonomisë që s’prodhon pothuaj asgjë, një sistemi arsimor që prodhon kryesisht analfabetë funksionalë, një atmosfere të kllapisë kolektive, zërat e mjerimit dëgjohen, nuk mund të shtypen. Kush kalon së paku njëqind metra nëpër Sheshin Nëna Terezë ndeshet me së paku dy deri tri grupe gjimnazistësh apo studentësh që kanë dalë të mbledhin para për shërimin e ndonjë hallexhiu.

Më mirë mos u sëmur në Kosovë, thekson radioja publike gjermane në një kronikë nga Kosova të emituar këto ditë. Zyrtarët e sistemit shëndetësor thonë se nuk janë mjekët problem, por paratë. Një përgjigje tipike fodulle: në vend se të mendohet si të menaxhohet më mirë me paratë që derdhen në arkën e shëndetësisë, zyrtarët kërkojnë më shumë para. Kjo do të ishte një kërkesë legjitime nëse menaxherët e sistemit shëndetësor të Kosovës do të ishin shquar si njerëz të aftë për të organizuar kujdesin ndaj pacientëve. Siç dihet: nuk janë treguar të aftë. Dhe për këtë tregojnë aferat e shumta korruptive dhe profesionale të mjekëve kosovarë. Cinizmi i tyre i paparë ndaj pacientëve. Trajtimi i gabueshëm dhe me pasoja fatale. Dërgimi i pacientëve në klinika private me qëllim të përfitimit. Diagnozat e gabuara.

Është e vërtetë se nga buxheti i Kosovës duhet të ndahen më shumë para për sistemin shëndetësor, por mbi të gjitha duhet të gjenden menaxherë seriozë për ta shëruar sistemin e sëmurë shëndetësor të Kosovës. Radioja gjermane njofton se nga halli kosovarët trajtohen privatisht në klinika në botën e jashtme, kryesisht në Maqedoni. Sipas Bankës Botërore pacientët kosovarë çdo vit paguajnë deri në 100 milionë euro për mjekim në botën e jashtme.

Ndërsa pacientët kërkojnë shpëtim në botën e jashtme, gjatë kësaj vere qeveria gjermane ka vazhduar kthimin e refugjatëve kosovarë, të cilët ikën në Gjermani gjatë valës së madhe të refugjatëve në vitet 2014/2015. Kërkesat e tyre për azil janë refuzuar, sepse bëhet fjalë për emigrantë ekonomikë, për varfanjakët e Europës që kërkojnë një jetë me dinjitet, larg poshtërimit të përditshëm nga politikanë mujsharë.

Aktualisht Kosova dhe Shqipëria janë vendet ku Gjermania po kthen më së shumti refugjatë. Në gjysmën e parë të këtij viti pala gjermane ka kthyer 1600 shtetas të Kosovës dhe 2000 shtetas të Shqipërisë. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë bëjnë sikur përpiqen t’i integrojnë në jetë këta njerëz. Prezantojnë ca programe sa për sy e faqe, por realisht nuk kanë çfarë t’u ofrojnë të kthyerve, siç nuk kanë çfarë t’u ofrojnë atyre që jetojnë në Kosovë e Shqipëri.

Instituti (gjerman) i Leibnizit për Zhvillim Agrar në Ekonomitë në Transformim me seli në Halle këto ditë ka botuar një studim mbi të ardhmen e refugjatëve të kthyer nga Gjermania në Kosovë. Autorët arrijnë në përfundimin se shumë kosovarë të zonave rurale, të cilët e kanë braktisur vendin në vitet 2014/2015 dhe tani po kthehen pas presionit të autoriteteve gjermane, me dëshirë do t’ia kthenin shpinën vendit sërish dhe menjëherë. Instituti ka pyetur 180 kosovarë të kthyer nga Gjermania mbi perspektivën e tyre në Kosovë. Ata kanë përmendur shkaqet ekonomike si arsyen kryesore për ikje të sërishme nga Kosova. Njëri nga autorët e studimit, Thomas Herzfeld, ka treguar se shumë refugjatë para disa viteve si të thuash janë përshëndetur me atdheun e tyre. Nëntë prej dhjetë respondentëve thanë se e kanë braktisur vendin e tyre me qëllim që të mos kthehen kurrë më. Tani janë kthyer, por janë të thyer shpirtërisht dhe duan të largohen përsëri.

E tepërt të pyesim këtu se kush është fajtor për ikjen e kosovarëve nga vendi i tyre.

Në vitet ’70 njerëzit iknin për arsye ekonomike, por ëndërronin të ktheheshin në Kosovë, një ditë. Në vitet ’80 njerëzit iknin nga represioni i regjimit jugosllav dhe nga bota e jashtme angazhoheshin për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, sepse ëndërronin të ktheheshin. Në vitet ’90 njerëzit mërgonin për t’i shpëtuar terrorit të Beogradit dhe nga Perëndimi organizuan e financuan sistemin paralel parashtetëror, luftën, ndërtimin e mijëra shtëpive pas luftës. Jo pak prej tyre u kthyen vullnetarisht. Vetëm nga Zvicra pas vitit 1999 u kthyen rreth 50 mijë refugjatë në Kosovë. Në vitin 2017 ata që kanë ikur para dy-tri vitesh dhe janë kthyer në Kosovë thonë se duan të largohen sërish, sepse vendin e kanë braktisur për të mos u kthyer më. Një trend frikësues.

Ndërsa mjerimi bërtet, ustallarët politikë blejnë e shesin «numra», sajojnë intriga, kurdisin tenderë, marrin ryshfet, sulmohen gazetarë, gëlojnë shpifje – dhe kështu Kosova drejtpeshon mes humnerës dhe shpresës se «një ditë» do të bëhet mirë. Kjo pritje është tipike për popujt që besojnë në kësmet, në atë që «është e shkruar». Kultura e kësmetit është fatale. Që të bëhet mirë nuk duhet kësmet, por kurajë.

3 komente në “Kur mjerimi bërtet…”

  1. brravo pepini says:

    shqiptar mer!
    njers t kqinj. s dun njeri tjetrin prandaj edhe s bejn shtet.
    mendjen me ja mor paren pronen edhe shpirtin njeri tjetrit si bythqimat.
    si juda qe shiti shokun me t ngusht jezusin per tre aspra.
    edhe shqiptart. e shkatrrojn jo vetem shtetin por edhe jeten e njeri tjetrit vec me fitu pes dinar t qelbt!
    dhe,po ti ja thuash ne sy qe jan komb legenash te hidhen ne fyt si ke ajo historija e kurvave te semaforit “ke shan ti mer”!!!
    na ishte njiher n itali nje cun me lek dhe po udhtonte n itali me makinen e tij kapriolet.
    nat e nxeht. semafori I kuq. ndalet dhe shef perreth nji dyzin kurvash shqiptare me brek neper duar dhe cigare nepr buz.
    semafori I kuq po zgjaste.
    dhe ky cun pazari per pak humor dhe thumb per me mbush Kohen ju thot “he kurva,c kemi,keni bo nanji lek”?
    ato,te mesuara me shkerdhatlliqe ngaqe e pan qe ishte vetem dhe ne semafor ju versulen me takat e sandaleve duke e godit makinen dhe jaranin n kok “ke shan kurv ti more bythqim”?
    e zuri halli gangsterrin “bythqim” sepse ishin shum kurva dhe te armatosme me kpuc e sandale me taka metali qe po ja cponin koken dhe makinen.
    pasandaj kushedi se cfar malli kishte t mcef ne makin ai,dhe pa c pa I futi nnji gaz dhe u fut n semafor t kuq me shpejtsi per me I pshtu invazjonit karakurvnor shqiptaror.
    kshtu edhe muhabeti me shqiptaret shkerdhata legena si komb. po t ju thush te verteten “jeni komb bythqi o shqiptare” te hidhen ne kok dhe te vrasin si ato kurvat e semaforit : “ke sha bythqi ti mer”?
    por ne fakt ashtu jan. dersa s kan bo kurr shtet dhe njerzillik por vec problem pabesi tradhti e shkerdhnatni…

    1. The Punisher says:

      Eh mer veshllapush…je bo suedez tani, po prape koka me cepa te tradheton qe je nga Laqi.

  2. komenti i lexuesit says:

    Kjo teme eshte per tu shqyrtuar.Qeshtja eshte kjo,mendoj un.Emigrantet,qe vizitojne Kosoven,duhet te jene Shum te kujdesshem?Pse?Sepse,Emigrantet kane me Shum para se Venalijte(kush banon ne Kosove),dhe po te rastisi te semuren gjate vizites,japin para me shume,japin para,per qeshtje byrokratike,dhe kjo sjell,edhe rritjen e oreksit te Njerezve te korruptuar,qkadotejene(ne qdo lemi,shendetsi,tregti,byrokraci,e tjer)Siq del edhe nga keto rreshta,te Korruptuarit,ulin prestigjin e Vendit,si dhe demtojne ,te pakorruptuarit,te Cilet megjitheate,duhet qe te ngrejne zerin per keto qeshtje!Pra gjithmone fjala eshte per Njerez qe rreagoj ne ne kete menyre,te Cilet duke i mesuar keq Nenpunesit,per shkak te dhenjes se pareve,demtojne Popullin e Rrepublikes se Kosoves,per shkak se nuk mund te japin para,dhe te korruptuarit,po sju dhe pare(sepse,mesohen keq)i varin teneqen edhe Punes(bjen interesi per pune),dhe keshtu,tema e sjelle ne Gazete nga Robeli,konfirmohet,pra eshte shum afer rrealitetit!.Pra deshiroj te theksoj se sot,eshte kohe krize,thuajse ne krejt Boten,(sepse krize ka pas edhe me perpara),dhe keto gjra,qe ndodhin,ja shtojne krizen Vendit,dhe po te shohesh me kujdes,keto gjera te cilat ndodhin ne vazhdimsi,sjellin edhe krizen,pra edhe kriza e sotme ketu e ka burimin,te pakten pjeserisht!Kjo eshte njera pjes e medaljes,pjesa tjeter eshte investimi nga jashte ne Kosove,dhe pengesat per Njerez qe deshirojne te investojne ne Kosove,per Njerez te Cilet i dine mire punet(sepse Kosova,mund te fitoje Investore te huaj),pra them se qdo pengese per keta Investitore demton Ekonomine e Kosoves.Kush mund te jene keta Investitore,keta Investitore,mund te jene nga krejt Bota,mjafton qe i njohin punet ne Kosove,dhe deshirojne te ndihmojne Ekonomine e Kosove,natyrisht duke pas edhe fitimin qe u takon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje