Rama mesazh për humbjen e ish-kryeministrit Rexhepi: Shqiptar i ndershëm dhe patriot, i'a doli aty ku shumëkush nuk i'a del dot

21 Gusht 2017, 15:09Politika TEMA

Kryeministri i vendit Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e  ish – kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot.

POSTIMI I PLOTË

Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot.


Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija.

Ai i’a doli aty ku shumëkush nuk i’a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje