Rinas/ Zbulohen 3 pako postare të mbushura me pjesë armësh luftarake

25 Gusht 2017, 17:49Kronika TEMA
Rinas/ Zbulohen 3 pako postare të mbushura me pjesë armësh

Policia e Shtetit ka zbuluar në aeroportin e Rinasit 3 pako postare me pjesë armësh luftarake të cilat do kalonin tranzit përmes kompanisë postare jashtë vendit.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pakot e skanuara janë konstatuar pjesë kallashnikovi të cilat ishin nisur nga Tirana dhe më pas do të kalonin transit në Greqi, duke arritur në destinacionin përfundimtar që ishte Britania e Madhe.

Nuk dihen ende autorët, ndërsa ngjarja po hetohet nga policia, Prokuroria, shërbimet anti-terror, SHISH dhe strukturat homologe.

Njoftimi i policisë:

Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani te detajuar masash.

Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje