VIDEO/ Rama mesazhe të forta nga Asambleja e PS-së, zbardh skemën: Ja si do të jetë qeveria e re për mandatin "kuq e zi"

27 Gusht 2017, 11:42Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh para anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste, se ky tani bashkëqeverisja e vërtetë me qytetarët, duke e konsideruar atë njësoj sikur me krijimin e një partie të re.

Dua të jem menjëherë fare i qartë, bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm nuk është togfjalësh propagandistikë, është një sfidë reale për të ndërtuar dhe vënë në funksionim një koalicion real, fillimisht në nivel qendror, të cilën në dy vite edhe në nivel vendor.

Ky proces është baras me krijimin e një force të re politike. Jemi në fillesën e një projekti të ri politik me frymëzimin nga poshtë dhe me reflektimin tonë nga lart. Shqipërisë i duhet, shqiptarët e duan dhe ne duam t’i japim një forcë atipike e imponuar nga nevoja e vendit, për të çuar në një stad të ri shtetin, një bashkim i domosdoshëm njerëzish nga të gjitha shtresat për të mundësuar arritjen e këtij stadi të ri.

Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që u mëshirua si një motivim popullor dhe që u materializua si një fuqi popullore me shumicën tonë absolute. Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që na mundësoi ne privilegjin për të udhëhequr si një forcë e vetme Shqipërinë, pavarësisht të gjitha rrengjeve që na organizuan nga të katërta anët.

Ky është mandati ynë më i vështirë që kur unë jam në këtë detyrë.

 Urgjenca e ndryshimit është tamam ajo që na mundësoi ne privilegjin për të udhëhequr si një forcë e vetme Shqipërinë, pavarësisht të gjitha rrengjeve që na organizuan nga të katërta anët.

Ky është mandati ynë më i vështirë që kur unë jam në këtë detyrë.

Fati i kësaj suoperfide varet nëse ne do ta mbrojmë këtë super-pushtet nga vetvetja, nga sa dhe si do ta ndajmë me njerëzit e zakonshëm pushtetin që na është dhënë.

 Ne kërkuam mandat kuqezi dhe morëm një mandat kuqezi, për t’u ngritur mbi vetveten. Tipari themelor i këtij mandati kuqezi, duhet të jetë gjallë a vdekur besnikëria ndaj interesave të vendit dhe ndaj çdo qytetari të zakonshëm. Duhet të jemi një parti besnike, një grup parlamentar besnik.

 Ne do të qeverisim me kurajo ndaj çdo qëndrueshmërie për të ruajtur status-quo-n! Jemi vendi me më pak punonjës administrate në rajon dhe jemi vendi me më shumë drejtor në rajon. Sepse jemi vendi i tepsive.

-Do të kryejmë reforma intensive në çdo institucion.

Së katërti do të jetë gatishmëria për dialog me opozitën, por pa lënë asnjë punë të sotme për nesër. Do të adoptojmë një sjellje pro aktive ndaj opozitës. Do t’i shtrijmë dorën në çdo hap. Duhet të mësohemi edhe si detyrim i mandatit dhe përbërjes të atyre që na kanë votuar. Në vijimësi, për çdo çështje dhe për çdo akt. Por, ama nuk do të qëndrojmë në vend duke pritur opozitën.

Së pesti, mandati do të karakterizohet në operacione jo konvenciale në zhvillimin ekonomik si dhe ndaj luftës kundër korrupsionit.

Do të nisim që këtë javë punën me ministrin e Financave për ta zgjeruar programin 1 miliard në zhvillim dhe për ta zgjeruar programin në vjeshtë për infrastrukturë, shkolla dhe spitale.

–Do të bëjmë largime në bllok drejtorësh siç janë drejtoritë e të ashtuquajtura të Bujqësisë. Ose e famshmja, Policia Gri sepse arsye e ekzistencës së këtyre strukturave ka vdekur me kohë por ato janë mbajtur në jetë dhe janë fryrë nga sistemi kanceroz i koalicioneve.

6 komente në “VIDEO/ Rama mesazhe të forta nga Asambleja e PS-së, zbardh skemën: Ja si do të jetë qeveria e re për mandatin “kuq e zi””

  1. Optimizem says:

    Rambo2+ PD hajdareve= LSI

  2. gero says:

    Krejt si hoxhe duket piktori yne modernist …vec callma i mungon.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Plotesisht dakort me reformat,jane me te vertet per tu pershendetur !
    Realizimi i tyre eshte shume i veshtire,por i domosdoshem.
    Doganieret do nxitojne te paguajne “taksen”,por nuk do mbeten mbrapa tatimoret,ja kane marre doren,sidomos disa qe kane ne detyre,qe vitet 90 !!!!

  4. vlora.vlora says:

    po ske turp me ate xhacken ministre mbrojtje ,apo sa te kete gopin ajo s na del armik para ,yyyy qlbesire nje nga ministrite me te rendesishme ja le nje injorante qe ri nje ore ne pasqyre

  5. lloqelloqe says:

    Cfare fatkeqesie. komb ne evrope ne shekullin 21, por me kulture orientale, tribale, provinciale, konservatore!
    Qeveri e re, por asnje doktrine! asnje fjale per principe e drejtime vizionare. Vetem fjale: rruga filan, kopshti filan, shkolla filan, qarku kryesore, qarku dytesor, hipoteka, te ardhur, qendra sociale, qarqe, qarqe, qarqe…
    asnje doktrine per principe te qeverisjes e zhvillimit. Vetem hajduterie e hajduteve te trajnuar ne vjedhni te pafund.
    Shqipe o Shqipe ju ka ardh nje klike qe me gjuhe te huaja e me diplloma fallco ju shet paaftesine per modernitet. Ju vjedhin edhe breket, ju pallojne e ju thone ne jemi me te miret. O Zot cfare rrugetimi te tmerrshem paska patur ky vend!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje