STUDIMI/ Shqiptarët më punëtorët në rajon, ja shtetet më dembele

1 Shtator 2017, 10:24Ekonomia TEMA

Sipas një studimi të fundit, të kryer nga kërkuesit e Universitetit të Stanford-it, shqiptarët janë ndër popujt që ecin më së shumti. Nga harta e publikuar prej tyre, shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa.

Krahasuar me vendet e rajonit shqiptarët lëvizin më shumë gjatë ditës. Grekët janë në intervalin e 4000-4500 hapave në ditë, ndërsa maqedonasit në intervalin e 5000-5500 hapave.

Mali i ZI, Kosova dhe Serbia përllogaritet se kryejnë rreth 4500-5000 hapa në ditë.

Kërkuesit e Stanford-it përdorën smartphone-t për të gjurmuar nivelin e aktivitetit it në mijëra njerëz në mbarë globin.

Duke marrë në konsideratë se 5.3 milionë njerëz vdesin në botë për shkak të mungesës së lëvizjes, studiuesit matën aktivitetin në miliona njerëz për të gjetur pse obeziteti është një problem më i madh në disa vende se sa në disa të tjera.

Studimi përdori të dhënat nga smartphone-t për të analizuar sjelljen e 717 mijë burra dhe grave më 111 shtet, hapat e të cilëve u studiuan për më shumë se 95 ditë.

Hapat dhe smartphone-t

Smartphone-t janë të pajisur me sensorë të vegjël të quajtur akselerometër të cilët automatikisht regjistrojnë çdo hap. Kërkuesit i mblodhën të dhënat për këtë studim nga programi Azumio Argus, i cili gjurmon aktivitetin fizik dhe sjelljet e shëndetit. Auzmio në mënyre anonime mundësoi të dhënat demografike si mosha, gjinia, lartësia dhe pesha. Dy të dhënat e fundit bënë të mundur që kërkuesit të përllogarisnin Indeksin e Masës Trupore për çdo person.

Shtetet më aktive

Në krahasim me vendet e tjera, Hong Kongu ka qytetarët më aktivë, të cilët bëjnë mesatarisht 6,880 hapa në ditë.

Kërkuesit gjetën gjithashtu se britanikët janë më aktivët krahasuar me fqinjët e tyre, me një mesatare prej 5444 hapa në ditë, të barabarta me 5 kilometra.

Nga ana tjetër më dembelët në botë janë indonezianët të cilët qëndrojnë të fundit në renditje me një mesatare prej 3513 hapa në ditë. Ky numër është shumë më i ulët se mesatarja botërore prej 5000 hapash në ditë.(monitor)

1 komente në “STUDIMI/ Shqiptarët më punëtorët në rajon, ja shtetet më dembele”

  1. Julian says:

    Ori Gazetar. Më siguri që tek ky artikull keni përmbledhur hapat që bëhen nga puna në kafene. Dhe “orët” e punës që lidhen me të. E dimë shumë mirë sa punëtorë jemi si komb vetëm hidh një sy vërdallë sa shpejt mbarohen projektet apo sa shpejt mund të marrësh dokumentet nga zyrat e qeverisë nëse të duhet diçka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje