Tjetër dorëheqje nga strukturat e LSI-së, ikën sekretari Ndërkombëtar: Ja pse dua të tërhiqem

8 Shtator 2017, 16:36Politika TEMA
Tjetër dorëheqje nga strukturat e LSI-së, ikën sekretari

Ralf Gjoni, me ane te nje statusi ne “Facebook”, ka bere te ditur se ka dhene doreheqjen nga posti i Sekretarit Ndërkombëtar te Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Statusi i plotë

Të nderuar miq gazetarë e kolegë,

Ju bëj me dije se sot i kam paraqitur Kryetares së LSI znj. MonikaKryemadhi, dorëheqjen time nga pozicioni i Sekretarit Ndërkombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ishte një hap i natyrshëm, i vonuar dhe që synon kalimin e këtij sektori të rëndësishëm në duart e një brezi tjetër.

Kam patur kënaqësinë t’a mbaj këtë detyrë dhe përgjegjësi që prej shkurtit të vitit 2012 dhe sot pas 5 vjetësh ndjehem krenar për atë ç’ka kemi arritur në drejtim të vendosjes së një standardi koherent, profesional dhe evropian të praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare në raport me forcat e tjera politike në vend.

I kam uruar njëkohësisht suksese znj. Kejdi Mehmetaj, e cila në cilësinë e Nënkryetares së LSI merr stafetën e marrëdhënieve ndërkombëtare të partisë, si dhe kam uruar znj. Kryemadhi për drejtimin e mëtejshëm të LSI-së, duke i dëshiruar sukses në reformimin e ridimensionimin e LSI-së në përballje me sfidat e ardhshme politike në Shqipëri.

Dua të falenderoj të gjithë kolegët e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorë e punonjës të institucioneve të huaja, kolegët e mi në Parlamentin Evropian, veçanërisht në Grupin Socialdemokrat, të gjithë kolegët e Komisionit Evropian dhe të Shërbimit të Jashtëm të BE-së në Bruksel, dhe patjetër kolegët e dashur amerikanë të Departamentit të Shtetit dhe institucioneve të tjera në Washington DC – për baskëpunimin e ngushtë, të sinqertë e profesional që kemi patur gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Një falenderim të veçantë për të gjithë kolegët e nderuar të medias, të cilët kanë qenë gjithnjë të gatshëm të pasqyrojnë angazhimet dhe aktivitetet tona.

Marrëdhëniet ndërkombëtare mbeten fusha ime e preferuar politike, ndërkohë që unë personalisht mbetem në pritje të sfidave të reja në të ardhmen e afërt.

Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë miqtë virtualë që nuk rreshtin kurrë së ndjekuri angazhimin tim politik…

6 komente në “Tjetër dorëheqje nga strukturat e LSI-së, ikën sekretari Ndërkombëtar: Ja pse dua të tërhiqem”

  1. Angjelini says:

    Mos ik te lutem se ke lene gjurme ne shqipri? Si te ja bejme pa ty tani? Nje hajdut me pak.

  2. analisti says:

    e dhe vete apo ta kerkoi mona-like-linza? do ja le stafeten nje brezi tjeter!!!??? Ta thoshte Spartak Braho edhe mundet ta kuptoja po nga goja jote more djale duket qe ke qene i detyruar. Tani shkeli syrin andej nga PS se mos te gjejne ndonje vend se ju qe jeni marre me politike nuk dini te beni gje tjeter.

  3. LSI-sti says:

    Ky eshte nje person anonim e qe kerkon ta beje veten te rendesishem. Nje jesmen i zellshem, 0a asnje vlere.

  4. tomorri says:

    legen asgje me shume si pune e atyre k…ve mos se po rritet LSLESHIA NA BETE HATANE

  5. perkthyesi says:

    Mooooos! Po i shkaktoni kombit nje dem shume te madh! Aman, ju lutem rrini, sepse ndryshe na mori lumi! Medet ne se c’na gjeti! Si do i a bejme hallit tani? Ka ikur nje koke e jo shaka! Mjere Shqiperia!

  6. Everteta says:

    OMG…ky një copë injoranti që vetëm me lëpi veten në pasqyrë çdo ditë dhe bythën e shefit….po falenderon gjithë botën ky se po ikën nga puna…dhe gjithë këta njerëz që ky i flet në shqip në FB ndalën një moment për ti dhënë lamtumirën….hahhaha sa karagjoz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje