Reforma zgjedhore, ish-ministri demokrat akuza të forta Bashës: Kërkon të justifikojë humbjen katastrofike por...

21 Shtator 2017, 17:39Politika TEMA

Ish-deputeti demokrat dhe ish- ministri Besnik Mustafaj ka komentuar debatin mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Mustafaj tha se reforma zgjedhore ka qene prej kohësh një rekomandim i OSBE, por ka munguar vullneti politik për ta realizuar.

Ai tha ndër të tjera se Rama e do reformën zgjedhore pasi është rekomandim i OSBE, por edhe Basha e kërkon, pasi do të justifikojë humbjen e zgjedhjeve.

“Reforma e zgjedhjeve ka qenë rekomandim i OSBE-ODHIR. Kam pasur mendimin se sa reforma zgjedhore janë zhvilluar në Shqipëri, problematika që buron nuk është rrjedhimi i ligjeve, por problematika buron nga vullneti politik. Replikat mes dy liderëve politikë janë për të krijuar lajm. Pasi Rama është dakord për reformën zgjedhore se është rekomandim i OSBE, por edhe Basha është dakord për të justifikuar humbjen katastrofike në zgjedhjet e kaluara”- tha Mustafaj.

Ndër të tjera, ish- deputeti demokrat tha se si Rama ashtu edhe Basha kërkojnë të njëjtën gjë dhe thelbi nuk preket, pasi ligji është i barabartë për të gjitha palët politike.

“Ne nuk shohim një version të ri të paraqitur nga palët. E vetmja gjë që thotë Rama është që t’u japim mundësi emigrantëve të votojnë, ndërsa Basha kërkon votimin elektronik. Pra thelbi nuk preket. Ligji është njësoj për të gjitha palët politike. PS dhe PD nuk kërkojnë ndryshimin e sistemit. Abstenimi kaq i madh në këto zgjedhje nuk është një gjë që duhet shpërfillur”- tha Mustafaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje