Debate të forta për institucionet e Vettingut, ndërpritet mbledhja tek "Ligjet"

25 Shtator 2017, 11:23Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar mbi organikën e institucioneve të ligjit të Vettingut.

Kryetarja e Kolegjit të Apelit, Natasha Mulaj, ka deklaruar se është rishikuar struktura e institucionet e Vettingut me kryetarin e këtij komisioni, Ulsi Manja.

“E kemi rishikuar strukturen me z. Manja”, tha Mulaj.

Pjesë e diskutimit është bërë dhe kryetarja e Komisionit të Kualifikimit, Genta Tafa (Bungo), e cila është ankuar për reduktimin e disa kërkesave për staf.

“Na jane reduktuar disa kerkesa per staf. 12 shofere duhet te jene punonjes te Gardes qe te jemi te mbrojtur si deputetët dhe ministrat. Themelet e institucionit une i kam, por me vone nga fluksi i punes, do te kerkoj shtese ne organike. Ne nuk mund te parashikojme volumin e punes. Ne do te bejme detyren pavaresisht gjithçkaje.

Ndërkohë, pas këtyre debateve është ndërprerë mbledhja e Komisionit të Ligjeve, për t’iu dhënë kohë institucioneve të pranojnë ose jo shkurtimet. Mbledhja pritet të rifillojë në orën 12:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje