Familjet mafioze, plani i SHBA për goditjen e krimit në Shqipëri

4 Tetor 2017, 08:38Politika TEMA

Një deklaratë e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri, ka trazuar si rrallë ndonjëherë politikën shqiptare.

Një ditë pas deklaratës në rrethet politike dhe mediatike nisën të qarkullojnë zëra mbi format e ndërhyrjes së SHBA, për asistimin e autoriteteve shqiptare, për të goditur kështjellën e krimit dhe mafies në Shqipëri.

Por, një ndërhyrje e amerikanëve duket se është e pashmangshme, pasi është parashikuar në ligj. Në korrik të 2015, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje për goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Termat e paktit janë ndryshuar me vendim të Parlamentit në fund të vitit 2016.

Ndër të tjera, marrëveshja e bashkëpunimit parashikon asistencë nga SHBA me pajisje dhe ekspertë për të luftuar të gjitha format e krimit në Shqipëri. Marrëveshja parashikon edhe asistencë financiare në varësi të ecurisë së zbatimit të saj dhe vullnetit të autoriteteve shqiptare.

“Programi për zhvillimin e Sektorit të Drejtësisë Penale do të sigurojë asistencë për institucionet kryesore të drejtësisë penale të Shqipërisë, zyrtarët e antikorrupsionit dhe agjencitë mbështetëse për të forcuar kapacitetin e Shqipërisë për të luftuar të gjitha format e krimit, në veçanti duke u fokusuar në përmirësimin e efektivitetit dhe cilësisë së procedimeve penale dhe forcimin institucional në këtë kuadër.

Rezultatet e projektit do të përfshijnë trajnimin, dhurimin e pajisjeve, asistencën teknike dhe këshillimin nga ekspertë të fushave, duke përfshirë ekspertët e Shteteve të Bashkuara, pjesëmarrës nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Bisedimet për Zgjerim të Komisionit Evropian”, parashikon marrëveshja, e ndryshuar në fund të vitit të kaluar. Në fokus të marrëveshjes është rritja e kapacitetit të prokurorëve dhe hetuesve për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe format e tjera të aktivitetit kriminal. Në këtë kuadër, parashikohet zhvillimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse për trajnimin, orientimin dhe këshillimin për prokurorët dhe hetuesit.

Qëllimi afatgjatë
Qëllimi afatgjatë i kësaj marrëveshjeje me SHBA është forcimi i sektorit shqiptar të drejtësisë penale, institucioneve dhe zyrtarëve të tij, në mënyrë që të përgjigjet për të gjitha llojet e krimit, me fokus të veçantë në korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke synuar ta afrojë vendim më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, në përputhje me qasjen strategjike të vendit. Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit elitar është edhe një nga kushte themelore të Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. Ashtu si zyrtarët e lartë amerikanë, edhe autoritetet e Brukselit kanë kërkuar në vijimësi krijimin e një historiku me hetime dhe dënime përfundimtare për korrupsion. Ndërkaq, ditën e hënë, kryediplomati amerikan në Tiranë konstatoi se nuk është arrestuar asnjë peshk i madh i krimit dhe korrupsionit.

Monitorimi i zbatimit
Sipas marrëveshjes, përfaqësuesit e palëve do të takohen dy herë në vit për të rishikuar progresin ndaj arritjes së objektivave të projektit. Një raport me shkrim mbi këto takime do të përgatitet dhe do t’i jepet palëve përkatëse. Progresi do të vlerësohet në përputhje me parametrat e arritjes, informacioni që duhet të shqyrtohet gjatë kryerjes së këtyre vlerësimeve do të përfshijë tregues cilësorë dhe sasiorë. Këto vlerësime i shtohen monitorimit të vazhdueshëm të programeve dhe aktiviteteve nga personeli përkatës i të dy qeverive. Në këtë kontekst, një punë praktike nga ana e përfituesve do të ndiqet me synimin e evidentimit të ndryshimeve që mund të lidhen me ushtrimin e aftësive dhe njohurive të reja (për shembull, zbatimi i standardeve ndërkombëtare në të drejtat e njeriut dhe fusha të tjera, kohës së nevojshme për kryerjen e hetimeve, numrin e padive të depozituara dhe të gjykuara, si dhe arritjes e ngjashme të identifikueshme).

Rritja e kapaciteteve
Në fokus të marrëveshjes është rritja e kapacitetit të prokurorëve dhe hetuesve për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe format e tjera të aktivitetit kriminal.

5 komponentët e marrëveshjes

1. Rritja e kapacitetit të prokurorëve dhe hetuesve për të luftuar krimet e organizuara, korrupsionin dhe format e tjera të aktiviteteve kriminale;

2. Zhvillimi i një sistemi të drejtësisë penale nëpërmjet legjislacioneve të përmirësuara;

3. Ndihma ndaj gjyqësorit për të gjykuar rastet brenda afateve kohore, në mënyrë efikase, të paanshme dhe etike;

4. Rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi; dhe 5. Monitorimi i zbatimit të reformave gjyqësore dhe mbikëqyrja për Vetingun/verifikimin e gjyqësorit në koordinim me Komisionin Evropian.

Deklarata e fortë e ambasadorit Donald Lu
“Derisa peshqit e mëdhenj të arrestohen, ndiqen penalisht dhe të futen në burg, kanabisi do të kthehet, gjyqtarët do të marrin ryshfet dhe zyrtarët qeveritarë do të korruptohen. Çfarë dimë lidhur me problemet e krimit të organizuar në Shqipëri? Sipas raporteve të Departamentit të Shtetit të SHBA, Shqipëria është qendër e aktivitetit të krimit të organizuar që përfshin trafikun e drogës, armëve dhe prostitucionit. Katër klane kryesore kontrollojnë 20 familje kriminale që menaxhojnë operacione kriminale ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave, dhe pastrimi i parave. Shqipëria ka një treg të zi jo të vogël për mallra kontrabandë, në radhë të parë duhan, bizhuterì, makina të vjedhura dhe telefona celularë.

Vendi mbetet në rrezik domethënës nga pastrimi i parave për shkak të korrupsionit të kudogjendur dhe një sistemi ligjor të dobët. Janë disa emra të famshëm kriminelësh shqiptarë, si trafikanti i dënuar i drogës Emiljano Shullazi, për të cilët media pretendon se vazhdon të kryejë trafik droge dhe armësh nga qelia e paraburgimit. Ose Lul Berisha, kreu i bandës së dhunshme të Durrësit që gabimisht u lirua herët nga zyrtarët e burgut. Kjo çoi në arrestimin e drejtorit dhe avokatit të burgut, por në mënyrë të mistershme, Lul Berisha mbetet i lirë. Dhe së fundi, magjistari Klement Balili, një trafikant ndërkombëtar droge, i kërkuar nga Greqia dhe Agjencia e Zbatimit Anti-Drogë (DEA) e SHBA, por që ia ka dalë t’i shpëtojë drejtësisë shqiptare për 18 muaj falë paaftësisë së prokurorëve, policisë dhe Ministrisë së Drejtësisë”.(shqiptarja.com)

8 komente në “Familjet mafioze, plani i SHBA për goditjen e krimit në Shqipëri”

  1. lola says:

    Pse nuk sjellin dhe një “gaulajter” (guvernator), zyrtarisht SHBA-të dhe të mbledhim mëndjen… (sepse de facto, gaulajteri egziston…)

  2. u bo nomi says:

    dhe gjithshka do kryhet nga ata qe jane miq me krimin dhe kur “vetingu” nuk eshte kryer…

    jam kurioz, nga i ka informacionet lulu ? a behet fjale dhe per klane dhe familje kriminale qe kane lidhje me Lulzim Bashen e Sali Berishen gjithashtu?

  3. Mersin says:

    A thua ta kene seriozisht!? Amerika kam bindjen se luan vetem sipas interesave te veta. Kriminaliteti ne Shqiperi eshte rritur nen hijen e tyre. Shkrimi i Ben Andonit per qendrimin e diplomateve amerikane eshte domethenes.

  4. do vijn mbase , te vjelin miljonat qe do akordohen per “Tollombacen shumengjyrese Vetting-un ”
    dhe mbasi te perfundoj procesi ,
    do marrin nga nji dekorate vec thesit me flori ,te akorduar nga ilir Prasidenti (Ali Baba pri cepani)
    nji dekorate me figuren e salih rrahman shpillarit ?
    dhe do largohen te kenaqur me nji puthje ne buze dhuruar nga hollandezi seXi
    Lu-lushja kineze ,do marri i fundit puthjen e zjarrte nga buzet e ndezuar flak te shpellarit,
    nga zjarri Vetting-ut ? por gjithmon kjo pas quintave ,sepse shpellari perdor keq edhe gjuhen e leshon shume jarge ,mos me exitue medien

  5. perkthyesi says:

    Po te nderhyjne seriozisht ekspertet amerikane, cdo gje do te zgjidhet mire e bukur! Ne se kjo u lihet shqiptareve, atehere, perfundimisht, problemi shtyhet ne kalendat greke! Kjo te pakten, eshte e sigurte!

  6. krokodili zi says:

    se e mposhten krimin ne amerik amerikanet qe tash I ka ngel vec shqipnija pa u rregullu.
    krimi po bo kerrdin gjithanej.
    amerika esht pjell dhe pjellse gjigande e krimit ,qe ka marr pamje madheshtore atje aqsa edhe hollivudi lulzon fal ndodhive kriminale dhe kriminelve me emer. o t mos ket krim s ka hollivud. si puna e grurit per buken. s ka grur s ka buk. (hani buk misri masanej)…
    por ,mashtro dhe dhuno. ky esht ligji I botes.
    flitet shum per luft kundra krimit por me kriminelet haet e pihet dit e nat.
    po t mos ishin kriminelet s do kishte demokraci sepse njerzit do ishin si pula si butak

  7. vera e nxehte says:

    ShBA qenka e interesuar per gjendjen ne Shqiperi! Po kush e solli deri ne kete gjendje? Qe nga 1992 e deri ne 1913-en, ishte mbeshtetja e SHBA-se ndaj Sali Berishes qe Shqiperia te behej torollumb qe nga Bejker e deri tek Arvziu. S’ka nevoje per koment. Ata qe jane gjalle e kane jetuar dhe e dine. Sot u kujtuan se ç’behet ne Shqiperi?! Po te donte Amerika, me peshtyme i mbyste politikane dhe kriminele ne nje 28 mije km² dhe 3 miljone njerez, por Amerika ben ate qe ka bere ne gjithe boten duke pare interesat e saj per te mos pasur qetesi, sepse qetesia eshte vdekje per te. Dhe keshtu do te vazhdoje: e verteta shkelqen si drita e diellit dhe mbulon genjeshtren e zeze qe e hane per embelsire budallenjte dhe te pafuqishmit.

  8. sntana montana tirana gjilpana says:

    do ta bojm shqipnin tamam amerik pra. amerik moderrne mo. se ameriken e al kapones e ndertum me s miri n shqipni. tash do bejm ameriken e sotme ku cdo nje I dyt esht al kapone m vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje