Standarti i dyfishtë i Prokurorisë/ Berisha pranon: “Lazarati, vendim politik”. Asnjë hetim ndaj tij!

20 Tetor 2017, 14:02Politika TEMA

Ditën e sotme, Prokurori Besim Hajdarmataj deklaroi në Komisionin e Mandateve në Kuvend se kërkesa për heqjen e mandatit të Tahirit bazohet mbi “materialet që janë raportuar në media”.

Ndonëse Prokuroria pranon se nuk ka “ende” asnjë provë për përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës, ky institucion kërkon arrestimin e menjëhershëm të tij.

Nga ana tjetër, Prokuroria dhe vetë prokurori Hajdarmataj heshtin dhe nuk ndërmarrin asnjë hetim, kur një ish-Kryeministër, guxon të thotë publikisht se “lejimi i mbjelljes së kanabisit në Lazarat ishte një vendim politik”.

Këtë Berisha e ka thënë me zë dhe me figurë, siç mund të shihet edhe në këtë video –https://www.youtube.com/ëatch?v=hRTnzFygAGc

Megjithatë, vetfajësimi i bërë nga Berisha nuk është i mjaftueshëm për të nisur hetimet, teksa thashathemet e shtypit janë të mjaftueshme për të kërkuar arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje