Korçarët të privilegjuar për të fituar Lotarinë Amerikane? Ja ç’thotë ambasada e SHBA

26 Tetor 2017, 16:11Sociale TEMA
Korçarët të privilegjuar për të fituar Lotarinë

Ambasada Amerikane i është përgjigjur “legjendës urbane” se korçarët e kanë më të lehtë të fitojnë Lotarinë Amerikane.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ambasada Amerikane thotë se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se shanset për të fituar Lotarinë i kanë të njëjta si një shqiptar i lindur në Korçë ashtu edhe një tjetër i lindur në çdo cep të vendit.

Por cilat janë gabimet që duhen shmangur gjatë aplikimit?

Mos harroni që çdo vit duhet të keni forografi të re. Mos e përdorni fotografinë që e keni përdorur më parë dhe hiqni syzet, sepse këta janë dy faktorë skualifikues.

Nëse aplikoni më shumë se një herë për të rritur shanset, në fakt është faktor skualifikues. Të tjerë faktorë që duhet të dini është se cilët anëtarë të familjes duhet të përfshini në aplikim.

Ju duhet të përfshini bashkëshortin ose bashkëshorten dhe çdo fëmijë deri në 21 vjeç në momentin e aplikimit. Pra në ditën e aplikimit, fëmija duhet të jetë deri në 21 vjeç dhe i pamartuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje