Koreja e Veriut ngre sërish tonet, Trump shmang retorikën e zjarrtë

5 Nëntor 2017, 09:46Bota TEMA

Vizita e presidentit të SHBA-së Donald Trump në vendet aziatike është pritur me shumë vëmendje nga mediat e huaja.

Z.Trump mbërriti së fundmi në Japoni nga ku shpreson që të kthehet pa polemika në vendin e tij shkruan CNN.

Ndryshe nga sa ndodhi muajt e fundit, Trump shmangu retorikën e zjarrtë ndaj Koresë së Veriut. Por ndërkohë në komentet e tij të para zyrtare në Azi, nga një bazë ushtarake e përbashkët amerikano-japoneze, i dërgoi mesazh vendit komunist.

“Luftëtarët tanë të guximshëm, janë goditja e fundit kundër kërcënimeve ndaj ëndrrave të njerëzve në Amerikë, Japoni dhe në mbarë botën“, tha Trump.

“Ju jeni shpresa më e madhe për njerëzit që dëshirojnë të jetojnë në liri dhe harmoni dhe ju jeni kërcënimi më i madh ndaj tiranëve dhe diktatorëve që kërkojnë të preokupojnë të pafajshmit”, u tha Trump trupave ushtarake.

Kjo deklaratë e presidentit është lexuar nga mediat si një paralajmërim jo i drejtpërdrejtë për Korenë e Veriut. “Kjo nuk ishte një retorike e drejtpërdrejtë sulmi”, shkruan media prestigjioze amerikane CNN.

Ndërkohë, para se të mbërrinte në Japoni, Trump u tha gazetarëve se pret të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Ai tha se shpreson të marrë ndihmën e Putin për ndryshimin e sjelljes së Koresë së Veriut. Takimi mes dy liderëve ka të ngjarë të ndodhë  në Samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Vietnam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje