Rita Ora për "Corriere Della Sera": Mos harroni origjinën time

9 Nëntor 2017, 12:56Lifestyle TEMA
Rita Ora për "Corriere Della Sera": Mos harroni origjinën

Pavarësisht famës së saj, Rita Ora nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën, madje sa herë që i jepet rasti tregon se është nga Kosova.

Rita, e cila do të drejtojë spektaklin e famshëm të “MTV EMA 2017”, në një intervistë për “Corriere Della Sera” foli mbi detajet rreth këtij projekti.

“Pjesëmarrja ime në këtë event është një moment historik që nuk vjen dy herë në jetë sepse mos harroni origjinën time, unë jam me refugjatët”, tha Rita Ora gjatë intervistës.

Duhet të theksojmë faktin se “MTV EMA 2017” do të zhvillohet në qytetin ku Rita jeton prej vitesh pas emigrimit të saj në Britani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje