INVESTIGIMI/ Pasuria e gjyqtarëve që liruan të dënuarin për vrasje

11 Nëntor 2017, 08:34Politika TEMA

Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri dhe Agim Bendo, të cilët liruan nga burgu Gentian Dodën, i akuzuar për dy vrasje, nuk janë emra të panjohur sa i takon befasive me pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme që posedojnë. 

Nga investigimi i Shqiptarja.com, gjyqtari Shkëlqim Miri, të cilit iu gjetën rreth 300 mijë USD në shtëpi, nga viti 2004 deri në vitin 2009, rezulton pa banesë. Në deklaratën fillestare të pasurisë, Miri deklaron se është bashkëpronar me 50% i një apartamenti me sipërfaqe 49.8 m2.

Apartamentin e ka shitur në vitin 2004 për 3 000 000 lekë. Deri në vitin 2009, gjyqtari, duke iu referuar gjithnjë asaj çka ka deklaruar në ILDKP, rezulton pa asnjë pasuri të paluajtshme.

Në 2009, gjyqtari në fjalë ka deklaruar blerjen e një apartamenti banimi me sipërfaqe 95.2 m2, me vlerë 70 mijë euro. Shumën për apartamentin e ka shlyer për disa vite me radhë. Ndërkaq, në vitin 2012, gjyqtari ka marrë një kredi 50 000 euro, por pa specifikuar arsyet se pse.

Burimi i të ardhurave të gjyqtarit të arrestuar janë vetëm dy paga, e tija si gjyqtar dhe e bashkëshortes si përgjegjëse e sektorit të Çështjeve Shoqërore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Nisur nga të ardhurat e deklaruara, gjyqtari nuk ka asnjë mundësi për të justifikuar shumën cash që i është sekuestruar në banesë. Gjithashtu, me shumë gjasa, nëse organet e Vetingut nuk do t’i gjenin shumën e parave cash dhe pasuri të tjera të mundshme të paluajtshme të padeklaruara, gjyqtari do ta kalonte me sukses testin e Vetingut sa i takon kushtit për pasurinë.Por sa ka deklaruar gjyqtari i dyte Agim Bendo? (Flutura Skenderi, anetarja e trete e grupit gjykues votoi kunder lirimit).

Agim Bendo

Duke iu referuar deklaratave të pasurisë të administruara nga Inspektoriati i Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, dy janë burimet e të ardhurave financiare të gjyqtarit të Agim Bendo, paga e tij si gjyqtar si dhe paga e bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë.

Paga e Bendos varion nga 800 000 lekë në vit gjatë viteve të para të karrierës deri në 1 500 000 lekë vitet e fundit. Ndërsa paga vjetore e zonjës Lindita Bendo rezulton 22 mijë USD në vitin 2014 si dhe rreth 40 mijë USD gjatë viteve të fundit.

Gjithashtu, zonja Bendo është aksionare tek kompanie Trex sh.p.k, ku për 13 vite me radhë deklaron fitime rreth 1 mijë USD në vit. Trex sh.p.k është isha fabrika e shkrepësve në Tiranë, e cila nuk funksiono më, por shërben duke dhënë kapanone me qira.

Duke iu referuar deklaratave të pasurisë, bashkëshortja e Agim Bendo deklaron se në vitin 2004, i kanë dhuruar prindërit shumat 14 mijë euro dhe 800 000 lekë.

Zonja në fjalë, në vitin 2009, deklaron 13 150 euro detyrime të paguara për blerjen e veturës tip Peugeot. Gjithashtu, zonja thotë se në vitin 2012, babai i ka lënë trashëgim 2 470 365 lekë ose rreth 20 mijë euro.

Po gjatë vitit 2012, zonja ka blerë një apartament banimi me sip. 200.8 m2, në vlerën 111 mijë euro. Gjithashtu ka blerë tre garazhe me sipërfaqe 12.4 m2, 14.3 m2 dhe 12.4 m2 në vlerën totale 9 000 euro. Në vitin 2013, bashkëshortja e Agim Bendo deklaron se ka blerë një Mercedes Benz në vlerën 28 740 euro.

Pasuria e dy gjyqtarëve të trupës gjykuese që liroi nga burgu të dënuarin për dy vrasje

Pasuria e gjyqtarit Shkëlqim Miri ndër vite

Viti 2004

Bashkëpronar me 50% i një ap. banimi me sip. 49.8 m2 në vlerën 3 000 000 lekë, pjesë e
Kursime 400 000 lekë.
Paga vjetore Shkëlqim Miri 1 326 240 lekë.
Shpërblime në vlerën 35 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 90 000 lekë.
Shitur ap. banimi me sip. 49.8 m2 në vlerën 3 000 000 lekë.

Viti 2005  
Paga vjetore 1 302 840 lekë, interesa bankare 36 000 lekë.
Mercedes Benz në vlerën, 300 000 lekë.

Viti 2006
Paga vjetore 1 333 584 lekë, shpërblime 15 000 lekë, dieta 18 000 lekë.

Viti 2007
Paga 1 429 767 lekë.
Bashkëshortja paga 400 000 lekë.

Viti 2008
Paga 1 458 395 lekë, shpërblime 22 000 lekë, shpërblim nga KLSH 54 000 lekë.
Bashkëshortja paga 490 000 lekë, shpërblime 52 000 lekë.

Viti 2009
Blerje apartament banimi me sipërfaqe 95.2 m2, 70 mijë euro. Detyrime të papaguara 22 mijë euro.
Paga vjetore 1 457 969 lekë, shpërblim në KLSH 216 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 604 364 lekë, shpërblime në vlerën 38 016 lekë.

Viti 2010
Paga vjetore 1 156 536 lekë, shpërblime 9 000 lekë.
Bashkëshortja paga 619 176 lekë, shpërblime 52 500 lekë.

Viti 2011
Paga vjetore 1 205 341 lekë.
Shpërblime në vlerën 9 000 lekë, shpërblim nga KLSH 117 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 717 264 lekë, shpërblime në vlerën 9 000 lekë.

Viti 2012
Paga vjetore e tij dhe e bashkëshortes
Detyrime të paguara në vlerën 4 815 euro për një kredi 50 000 euro, me afat 144 muaj dhe interes 4%.

Viti 2013 
Paga vjetore Shkëlqim Miri 1 262 262 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 687 384 lekë.

Viti 2014
Të ardhura nga paga, 1 349 625 lekë.
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si përgjegjëse e sektorit të Çështjeve Shoqërore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, 687 216 lekë.

Pasuria ndër vite gjyqtarit Agim Bendos

Viti 2004

Bashkëshortja depozitë bankare në vlerën 14 000 euro, para marrë nga prindërit e saj.

Bashkëshortja Bono Thesari në vlerën 800 000 lekë, para marrë nga prindërit e saj.

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 50 000 lekë.

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 22 932 dollar.

Paga vjetore Agim Bendo 806 712 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -6 651 dollar për një kredi bankare marrë më 12.07.2002 me principal 50 000 dollar.

Bashkëshortja interesa nga bono thesari në vlerën 54 000 lekë.

Bashkëshortja interesa bankare në vlerën 120 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 33 349 dollar për një kredi bankare marrë më 12.07.2002 me principal 50 000 dollar.

Bashkëshortja shtuar bonot e thesarit me 152 000 lekë.

Llogari bankare në vlerën 7 472 dollar.

Bashkëshortja depozitë bankare në vlerën 5 000 dollar.

Bashkëshortja llogari bankare në vlerën 3 229 euro.

Viti 2005

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 70 000 lekë.

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 2 797 504 lekë.

Paga vjetore Agim Bendo 806 712 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 840 000 lekë.

Interesa bankare nga depozita e vajzës në vlerën 1 537 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën, 2 814 dollar për një kredi bankare marrë më 12.07.2002 me principal 50 000 dollar.

Detyrime të paguara në vlerën, 450 000 lekë për shkollimin e fëmijëve.

Llogari bankare pakësuar me -890 dollar.

Depozitë bankare shtuar me 22 000 dollar.

Llogari bankare pakësuar me -2 677 euro.

Çelur depozitë bankare për vajzën në vlerën 113 000 lekë.

Viti 2006

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 108 792 lekë.

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 3 086 676 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 4 800 dollar.

Paga vjetore Agim Bendo 806 712 lekë.

Interesa bankare nga depozita e vajzës në vlerën 1 537 lekë.

Llogari bankare pakësuar me -1 247 dollar.

Depozitë bankare shtuar me 13 000 dollar.

Llogari bankare pakësuar me -444 euro.

Llogari bankare shtuar me 93 285 lekë.

Depozitë bankare për vajzën shtuar me 38 660 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 27 867 dollar për një kredi bankare marrë më 12.07.2002 me principal 50 000 dollar.

Bashkëshortja shtuar depozitë bankare me 6 000 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -2 902 dollar për një kredi bankare marrë më 12.07.2002 me principal 50 000 dollar.

Detyrime të paguara në vlerën -225 000 lekë për shkollimin e vajzës.

Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për shkollimin e djalit.

Detyrime të paguara në vlerën -3 950 dollar për studime pasuniversitare.

Viti 2007

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 3 307 124 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 112 400 lekë.

Rimbursim në vlerën 2 000 euro për studimet pasuniversitare të kryera.

Paga vjetore Agim Bendo 806 712 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 468 000 lekë.

Llogari bankare pakësuar me -5 177 dollar.

Depozitë bankare pakësuar me -18 000 dollar.

Llogari bankare pakësuar me -842 euro.

Llogari bankare shtuar me 203 680 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 11 000 euro.

Depozitë bankare për vajzën shtuar me 153 532 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -27 867 dollar për një kredi bankare marrë më 12.07.2002 me principal 50 000 dollar.

Detyrime të paguara në vlerën -340 650 lekë për shkollimin e vajzës.

Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për shkollimin e djalit.

Blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën -12 000 euro.

Viti 2008

Shitur veturë tip Volksëagen në vlerën 8 000 euro.

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 4 732 427 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 112 400 lekë.

Paga vjetore Agim Bendo 918 941 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 468 000 lekë.

Të ardhura vjetore si % ndaj të ardhurave të pagës nga ky funksion   319%
Llogari bankare pakësuar me -556 dollar.

Depozitë bankare shtuar me 1 500 dollar.

Llogari bankare shtuar me 3 711 euro.

Llogari bankare shtuar me 690 805 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 6 152 euro.

Depozitë bankare shtuar me 1 300 000 lekë.

Depozitë bankare për vajzën shtuar me 16 065 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -392 000 lekë për shkollimin e vajzës.

Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për shkollimin e djalit.

Viti 2009

Bashkëshortja detyrime të paguara për blerjen e veturës tip Peugeot në vlerën, 13 150 euro.

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 4 152 900 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 112 400 lekë.

Paga vjetore Agim Bendo 1 120 308 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 468 000 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -3 735 euro për shkollimin e vajzës.

Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për shkollimin e djalit.

Llogari bankare shtuar me 2 545 dollar.

Depozitë bankare shtuar me 344 dollar.

Llogari bankare pakësuar me 1 200 euro.

Llogari bankare pakësuar me 357 573 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 8 848 euro.

Depozitë bankare shtuar me 1 199 395 lekë.

Depozitë bankare për vajzën shtuar me 71 039 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 500 euro.

Depozitë bankare shtuar me 177 264 dollarë.

Viti 2010

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 4 183 268 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 112 400 lekë.

Paga vjetore Agim Bendo 1 113 370 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 468 000 lekë.

Djali paga në vlerën 473 349 lekë.

Llogari bankare pakësuar me 2 100 dollar.

Depozitë bankare shtuar me 408 dollar.

Llogari bankare pakësuar me 2 641 euro.

Llogari bankare pakësuar me 483 193 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 2 200 euro.

Depozitë bankare shtuar me 500 000 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 1 500 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -3 735 euro për shkollimin e vajzës.

Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për shkollimin e djalit.

Viti 2011

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 4 190 802 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 112 400 lekë.

Paga vjetore Agim Bendo 1 390 806 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 468 000 lekë.

Llogari bankare shtuar me 75 dollar.

Depozitë bankare shtuar me 219 dollar.

Llogari bankare shtuar me 270 euro.

Llogari bankare shtuar me 2 201 euro.

Depozitë bankare shtuar me 938 euro.

Depozitë bankare shtuar me 800 000 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 91 152 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 1 400 euro.

Depozitë bankare shtuar me 4 184 euro.

Depozitë bankare shtuar me 5 401 euro.

Llogari kursimi për vajzën shtuar me 50 163 lekë.

Depozitë bankare për vajzën shtuar me 37 351 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për shkollimin e vajzës.

Detyrime të paguara në vlerën -21 000 euro për shkollimin e djalit.

Viti 2012
Bashkëshortja trashëgim nga babai vlerën 2 470 365 lekë.

Bashkëshortja blerë ap. banimi me sip. 200.8 m2 në vlerën 111 000 euro.

Bashkëshortja blerë tre garazhe me sip. 12.4 m2, 14.3 m2 dhe 12.4 m2 në vlerën totale 9 000 euro.

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 4 405 751 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 112 400 lekë.

Paga vjetore Agim Bendo 1 516 974 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Djali paga në vlerën 430 650 lekë.

Llogari bankare pakësuar me 414 dollar.

Depozitë bankare shtuar me 275 dollar.

Llogari bankare shtuar me 954 euro.

Llogari bankare shtuar me 739 057 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 887 euro.

Depozitë bankare shtuar me 600 000 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 89 358 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 1 193 euro.

Bashkëshortja çelur depozitë bankare në vlerën 16 500 euro.

Llogari rrjedhëse e djalit shtuar me 84 578 lekë.

Depozitë bankare e djalit shtuar me 26 111 lekë.

Llogari kursimi e vajzës pakësuar me 49 338 lekë.

Depozitë bankare e vajzës shtuar me 50 339 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -3 500 euro për shkollimin e vajzës.

Viti 2013

Djali blerë veturë tip Mercedes Benz në vlerën 28 740 euro.

Bashkëshortja Znj. Lindita Bendo paga në vlerën 4 405 751 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga dividentë pranë Trex sh.p.k në vlerën 112 400 lekë.

Paga vjetore Agim Bendo 1 516 974 lekë.

Qira shtëpie në vlerën 420 000 lekë.

Djali paga në vlerën 1 645 252 lekë.

Djali të ardhura nga veprimtaria e avokatit në vlerën 746 667 lekë.

Llogari bankare shtuar me 117 dollar.

Depozitë bankare pakësuar me 14 748 dollar.

Llogari bankare pakësuar me 892 euro.

Llogari bankare pakësuar me 769 455 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 719 euro.

Depozitë bankare shtuar me 400 000 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 718 419 lekë.

Depozitë bankare shtuar me 1 184 euro.

Depozitë bankare shtuar me 534 euro.

Llogari rrjedhëse e djalit shtuar me 33 039 lekë.

Djali çelur llogari në vlerën 50 lekë.

Djali çelur depozitë në vlerën 450 000 lekë.

Djali çelur llogari bankare në vlerën 3 827 euro.

Llogari bankare e vajzës shtuar me 50 000 lekë.

Depozitë bankare e vajzës shtuar me 21 705 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -3 500 euro për shkollimin e vajzës.

Detyrime të paguara në vlerën -42 000 lekë si tatim në burim për qiranë.

Djali detyrime të paguara në vlerën -8 622 euro për blerjen e veturës.

Viti 2014

Bashkëshortja, të ardhura nga paga, 3 491 432 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga aksionet në shoqërinë “TREX”, 112 400 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 474 848 lekë.

Të ardhura Qiradhënie, 420 000 lekë.

Djali, të ardhura nga puna në ANTA, (janar-Mars), 301 872 lekë.

Djali, të ardhura nga veprimtaria si avokat, 2 604 592 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 174 dollarë, pjesa takuese 50 % secili.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 127 dollarë, pjesa takuese 50 % secili.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 486 euro, pjesa takuese 50 % secili.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 575 625 lekë, pjesa takuese 50 % secili.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 30 744 euro, pjesa takuese 50 % secili.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 8 000 000 lekë, pjesa takuese 50 % secili.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare, 26 000 euro.

Bashkëshortja, gjendja e depozitës bankare, 22 000 euro.

Bashkëshortja, shpenzime për pagesën e tatim-qirasë, 42 000 lekë.

Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 352 lekë.

Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 507 970 lekë.

Djali, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 168 euro.

Djali, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 700 000 lekë.

Djali, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 000 euro.

Djali, detyrime për shlyerje qiraje, 13 986 euro.

Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 57 464 lekë.

Vajza, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 615 208 lekë.

Viti 2015
Të ardhura nga paga vjetore, 1 480 303 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Lindita Bendo, 3 671 831 lekë.

Dhënia në përdorim pa shpërblim të dyqanit me sipërfaqe 78 m2.

Të ardhurat e bashkëshortes nga aksionet e saj në shoqërinë “TREX”, 112 400 lekë.

Nga zbatimi i kontratës së qerasë janë paguar për vitin 2015, 6 132 euro.

Llogari rrjedhëse në bankë, 174 USD.

Depozitë bankare e bashkëshortes Lindita Bendo, shtuar me 78 USD.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes Lindita Bendo, 682 euro.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes Lindita Bendo, 612 267 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes Lindita Bendo, shtuar me 378 euro.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortes Lindita Bendo, 8 000 000 lekë.

Depozitë bankare e bashkëshortes Lindita Bendo, 1 300 000 lekë.

Llogari rrjedhëse e pagës Agim Bendo, zero lekë.

Bono thesari e bashkëshortes Lindita Bendo, 2 000 000 lekë.

Lindita Bendo, bashkëshortja, depozitë bankare, 102 euro.

Depozitë bankare 299 euro.

Llogari kursimi, shtuar me 142 976 lekë.

Boiken Bendo, llogari rrjedhëse shtuar me 21 821 lekë.

Llogari rrjedhëse nga puna si avokat privat, 1 562 423 lekë.

Depozitë biznesi nga puna si avokat privat, 5 305 euro.

Depozitë biznesi nga puna si avokat privat, shtuar me 12 950 lekë.

Depozitë biznesi nga puna si avokat privat, 42 euro.

Bono thesari, 949 326 lekë.

Bono thesari, 830 000 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria si avokat privat, 3 375 825 lekë.

Viti 2016

Dhënia në përdorim pa shpërblim të dyqanit me sipërfaqe 78 m2.

Të ardhurat e bashkëshortes nga aksionet e saj në shoqërinë “TREX”, 112 400 lekë.

Të ardhura nga qiratë 420 000 lekë dhe 4 800 dollar.

Depozita dhe llogari bankare të bashkëshortes, 78 USD, 682 euro, 612 267 lekë, 378 euro, 8 000 000 lekë dhe 1 300 000 lekë.

Bono thesari, 949 326 lekë dhe 830 000 lekë.

Të ardhura nga veprimtaria si avokat privat, 3 375 825 lekë.

1 komente në “INVESTIGIMI/ Pasuria e gjyqtarëve që liruan të dënuarin për vrasje”

  1. H says:

    Konfiskim menjëhershëm dhe litar pa drejtë speli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje