Paratë e pista dhe tentativat për pastrim, Braçe: Ja deformimet që sjell në treg

20 Nëntor 2017, 17:20Ekonomia TEMA

Erjon Braçe ka sjellë në vëmendje deformimin e çmimeve që mund të sjellin në tregun e pasurive të paluajtshme nga paratë e pista.

Kryetari i Komisionit  të Ekonomisë gjatë senacës së sotme në Komision, ku diskutohej mbi taksën e pronës tha se mund të ketë raste kur individë të caktuar mund të blejnë me një çmim më të lartë sesa çmimi mesatar i tregut thjesht me synimin e pastrimit të parave.

Braçe shtoi se kjo mund të rezultojë në një çmim më të lartë, që automatikisht rrit taksën mbi ndërtesën.

Më tej,  ai nënvizoi faktin që taksa e pronës e cila do të paguhet çdo tre muaj në faturën e energjisë elektrike mund të japë ndikim tek arkëtimet e OSHEE pasi vlera e faturës do të rezultojnë dukshëm më e lartë se mesatarja që paguan një familje.(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje