Bushati vizitë pune në Washington, takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit

29 Nëntor 2017, 11:19Politika TEMA

Ditmir Bushati fillon sot një vizitë pune në Washington D.C.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme pritet  të marrë pjesë së bashku me homologë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë mbi bashkëpunimin rajonal dhe sigurinë të organizuar në kuadër të Nismës Future Europe të Këshillit të Atlantikut.

 

 

Mësohet se gjatë 2 ditëve në Washigton, Bushati do të ketë takime intensive në Departamentin Amerikan të Shtetit, me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, me senatorë dhe kongresmenë, si edhe një takim me Dhomat e Tregtisë amerikane.

Ai  do të ketë mundësitë të prezantojë mundësitë për të investuar në Shqipëri dhe thelluar më tej bashkëpunimin ekonomik.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje