PISTA/ Ekzekutimi i vëllait të deputetit Ndoka, i biri probleme me drejtësinë. Ja si u arrestua dy muaj më parë

9 Dhjetor 2017, 10:36Politika TEMA

Djali i Aleksandër Ndokës i cili u ekzekutua sot mësohet së është përfshirë në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.

19 vjeçari  akuzohet se së bashku me kushëririn e parë Danjan Ndoka dhe disa persona të tjerë nën kërcënimin e armës kanë kanosur dhe dhunuar ditën e zgjedhjeve të 25 qershorit, aktivistin Florjan Dushku.

Mësohet se ai u arrestua më datë 28 tetor, ndërsa u prangosën edhe dy bashkëpunëtorë të tij.

Samuel Ndoka është emër i njohur për policinë ku u ndalua në datën 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë.

Ai  së bashku me Klajdi Ndokën dhunuan edhe nënkryetarin e qarkut të Lezhës, Agustin Marku duke e goditur disa herë me grushte dhe shqelma në një lokal në 20.02.2017.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje