Rama: National Geographic rendit Shqipërinë ndër 21 destinacionet turistike që nuk duhen humbur në 2018-n

17 Dhjetor 2017, 09:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e kësaj të diele t’i përshëndesë të gjithë shqiptarët me një lajm të mirë për turizmin në vendin tonë.

Teksa uron “Mirëmëngjesi”, kreu i qeverisë publikon një artikull të “National Geographic”, i cili rendit Shqipërinë ndër 21 destinacionet turistike që nuk duhen humbur në 2018-n.

“MIRËMËNGJES ?< em>dhe me këtë artikull të National Geographic që e rendit Shqipërinë ndër 21 destinacionet turistike që nuk duhen humbur në 2018-n, ju uroj një të dielë të qetë?”, shkruan kryeministri Rama.

Në artikullin e “National Geographic” turistët këshillohen të vizitojnë vende me resurse të mëdha, ushqime tradicionale interesante, si dhe një natyrë të veçantë edhe për ushtrimin e sporteve të ndryshme.

Mes 21 vendeve të përmendura në artikull, ku përfshihet edhe Shqipëria, janë Argjentina, Gjeorgjia, Austria, Australia, Etiopia, etj. (TemA)

2 komente në “Rama: National Geographic rendit Shqipërinë ndër 21 destinacionet turistike që nuk duhen humbur në 2018-n”

  1. Igli says:

    PIRDH O PIRDH SE LIRHESH.TE PAKTEN KAN NGEL MALET SE NJERZIT I KAN BRAKTIS EDHE CDO DITE E ME SHUME PO IKIN NGA VENDI.

  2. Bushi says:

    Zoti Kryeminister! Dite me te mira do vijne per popullin tone,per shqiperine tone.Kemi shpresa te qeveria socialiste.Turizmi ne vendi tone i ka te gjitha mundesit qe, te zhvillohet dhe te lulezoi ne te gjithe vendin,pasi kemi nje vend shume te bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje