Pse Kina po blen portet e Europës?

6 Shkurt 2018, 18:26Politika TEMA

Kina si superfuqi ekonomike po bëhet akoma edhe më dominuese në tregun botërorë, dhe këtë ajo e ka treguar me projektin e saj të fundit me operatorët shtetëror, që me buxhetin e tyre miliarda dollarë kanë nisur një projekt masiv për blerjen e porteve dhe të transporteve të ndryshme.

Në portet nga Singapori në Detin e Veriut, firmat shtetërore kineze po e kthejnë idenë në një realitet me një sërë blerjesh agresive që po e ripërpilojnë fizikisht hartën e tregtisë globale dhe ndikimin politik.

Gjigantët kinez të Cosco Shipping Ports dhe Port Holdings të China Merchants, kanë shkuar blerjet, duke kërcyer deri në terminalet e ngarkesave në Oqeanin Indian, Detin Mesdhe dhe në anën e Atlantikut.

Vetëm muajin e kaluar, Cosco përfundoi marrjen e terminalit në Zeebrugge, porti i dytë më i madh i Belgjikës, duke shënuar herën e parë të firmave kineze në Europën veriperëndimore.

Kjo marrëveshje pasoi me blerjet e tjera në Spanjë, Itali dhe Greqi vetëm gjatë dy viteve të fundit.

Firmat shtetërore kineze, të cilat mbahen për tregun të tyre të pasurive të paluajtshme, tani kontrollojnë rreth një të dhjetën e kapaciteteve të portit europian.

Marrëveshjet e portit janë një nga manifestimet më të qarta të planeve ambicioze të Pekinit për të lidhur fizikisht Kinën me Europën me anë të detit, rrugëve, hekurudhës.

Portet mbështesin iniciativën rrugore dhe detare të Pekinit, që nga Deti i Kinës Jugore në të gjithë Oqeanin Indian, përmes Kanalit të Suezit dhe deri në bregun e Europës.

“Shkalla e investimeve në porte dhe rrugë në infrastrukturën kyçe do të thotë që ndikimi politik i Kinës në këto vende do të rritet”, tha eksperti Turloch Mooney, i cili mbulon portet globale për IHS Markit.

“Kjo është e sigurt”, tha ai.

Por ritmi i zgjerimit kinez në sektorë kritikë të ekonomisë europiane, duke përfshirë portet, por edhe biznesin e energjisë dhe sektorët e teknologjisë së lartë, ka shqtësuar gjithnjë e më shumë udhëheqësit europianë për këtë avantazh të Kinës.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, e vuri theksin e tij të fundit në lidhje me blerjet e huaja të aseteve si portet, edhe pse pa e veçuar Kinën me emër.

Komisioni po punon në mënyra të reja për të analizuar investimet e huaja në fusha të ndjeshme.

Presidenti francez Emmanuel Macron shkoi më tej në vizitën e tij shtetërore muajin e kaluar në Kinë, duke iu referuar vëmendjes së Pekinit nga infrastruktura kryesore europiane dhe duke bërë thirrje për një front të bashkuar europian.

“Kina nuk do të respektojë një kontinent, një fuqi, kur disa shtete anëtare ua lënë dyert hapur,” tha ai, sipas Reuters.

Por megjithë deklaratat e liderëve të ndryshmëm dhe krizën ekonomike që kaloi kontinenti i vjetër europian, Kina ka treguar interes edhe më të lartë për të marrë disa nga vendet strategjike që janë në interes të lartë për ekonominë e saj. (TemA TV)

2 komente në “Pse Kina po blen portet e Europës?”

  1. Andrea says:

    Kinezet do persosin racen e pjerdhur greko-arabo-evgjite-aziatike. Ti jap pak pigment te verdh jevgjeve.

  2. Turi says:

    Kina ka nje strategji te qarte globale per zgjerimin e kufijve te saj ne menyre paqesore, pa arme. Armet i ka per te mbrojtur veten dhe per tju treguar dy fuqive te tjera qe une jam ketu dhe jam e forte. Nuk me prekni dot. Me degen e ullirit ne dore Kina po pushton boten Perendimore dhe ne zhvillim. Permes ‘biznesmeneve’ te mbeshtetur nga qeveria po blen biznese nga me te ndryshmet perfshire ato te naftes, ujit, mineraleve, transporteve, toka bujqesore, burime ujore, shtepi, prona, porte, aeroporte, cdo gje qe mund te blihet. Keshtu Kina po zgjeron kufijte e saj gjeografik me degen e ullirit ne dore, pa nevojen e luftrave dhe armeve. Kina ishte e pamundur te ushqente 1.3 miliarde njerez dhe ekonomistet Perendimore i kishin bere edhe eulogjine e vdekjes se shpejte dhe deshtimin e sigurte. Por Kina, sic duket, i la me gisht ne goje te gjithe ekonomistet Perendimoret. I shperndau njerezit e vet neper bote (uli popullsine). Kinezet, me qindra milione, i gjen ne cdo cep te globit. I gjen ne cdo institucion kerkimor shkencor, shkolle, universitet qeveritare apo private. Femijet e tyre tani po hyjne edhe ne administraten drejtuese dhe parlamentet dhe politiken e cdo vendi ku jane vendosur, sepse kane lindur atje. KIna ka ne dore te gjithe teknologjine Perendimore qe e vjedh me pranine e njerzve te vet ne cdo cep te globit dhe qe e aplikon perpara vendeve Perendimore. Vendet Perendimore kane krijuar me idiotizem sistemin e patentave dhe shpikjeve ku pershkruajne me detaje cdo zbulim, me perjashtim te disa kompanive te zgjuara si Koka-Kola (qe mban sekret formulat e lengjeve te saj). Zbulimet e shkencetareve Perendimor jane ne internet, te pershkruara ne detaje. Kina i merr dhe i aplikon. Kina nuk njeh zyrtarisht te drejten e autorit dhe ben qejf me idiotesine e te bardheve qe bejne zbulimet dhe ja japin Kines ne pjate te argjendte. Pergatituni ore njerez, do te filloni te mesoni dhe te flisni kinezce. Kjo e gjitha per idiotesine e politikaneve medioker qe nuk jane ne gjendje te kuptojne politiken ekspansioniste te Kines me dege ulliri ne dore. Ju lumte kinez, paskeni qene rrace e zgjuar. Ju kane neperkembur vazhdimisht, por ja arritet ti kapni per hunde arinjte e Rusise dhe …te Perendimit,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje