VIDEO/ Rama i prerë: Nuk do marin ndihmë ekonomike ata që janë të aftë për punë dhe u ofrohet punë

25 Shkurt 2018, 10:43Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk ka shans të marrin ndihmë ekonomike ata persona që janë të aftë për punuar dhe u ofrohet punë.

Teksa ishte i  pranishëm në familjen e Samiut në Berat për t’i ofruar ndihmën ekonomike, kreu i qeverisë tha se janë përjashtuar 700 familje ku pjesa më e madhe janë abuzivë, dhe për këtë Rama tregoi një person që merrte ndihmë ekonomike dhe shtëpine e kishte me panele diellore.

 “Thirrja që unë përsëris është nuk ka shans të marrin ndihmë ekonomike, nëse janë të aftë për punë dhe nëse u ofrohet punë, pastaj është punë e tyre.

Janë përjashtuar 700 familje ku pjesa më e madhe janë abuzivë, ndërkohë që ka një pjesë minimale që është pjesë e marzhit të gabimit që ne po e verifikojmë.

Me skemën e re ne nuk vazhdojmë më me ndihmën e pjesshme. Tani ndihma është e plotë, se ka pasur nga ata që kanë marrë edhe 6 mijë lekë.

Kjo ndihmë jep pak mundësi për frymëmarrje, nuk po themi që është më e mira e mundshme.

Ka shumë njerëz që kanë dalë nga skema, sepse nuk e meritojnë, dhe nuk duan të punojnë,” u shpreh Rama. (TemA)

3 komente në “VIDEO/ Rama i prerë: Nuk do marin ndihmë ekonomike ata që janë të aftë për punë dhe u ofrohet punë”

  1. M says:

    Per nje B qe ti se ve fjala Burre behet ure
    Si mund te presesh ndihmen ekonomike tek te aftet qe s’kan pune,pse i krahason me te pa aftetet (invalidet)
    Tjeter ndihma sociale e tjeter ndihma ekonomike
    Kujt i takon ta mare dhe jo. kush paguan rushfet, apo kujt pertie i perket, kjo tregon injorance, prapambetje, anarshi,racizem, arogance etj…………….

  2. Viki says:

    Ky e ka ndihmën ekonomike mujore të këtyre sa një vizë miell në mëngjes.

  3. PA EMER says:

    NJEREZIT DUHET TE KERKOJNE PUNE SI NE SEKTORIN PRIVAT ASHTU DHE NE ATE SHTETEROR , NE PERSHTATJE ME AFTESITE MENDORE DHE FIZIKE , POR DHE TE PAGES QE DO U CAKTOHET . PUNA DUHET TE JETE SIPAS KATEGORISE , E PERCAKTUAR NE “KODI I PUNES” ,QE SHTETI SHQIPTAR PATJETER QE DUHET TA KETE , PASI NUK KA KUPTIM PA TE . I PA PUNI QE KA BERE KERKESE PER TU PUNESUAR NE ORGANET KOPETENTE , I PROPOZOHET DERI NE TRE LLOJE PUNE TE NDRYSHME E NESE AI REFUZON , MUND TI BEHET VLERESIMI SE ESHTE “DEMBEL” . ..POR DEMBEL NUK ESHTE AI QE I PARAQITET VETEM NJE PUNE , KUR KA FEMIJET PA BUKE ,POR AI E REFUZON, PASI NUK I PERSHTATET, PER ARESYE FIZIKE APO MENDORE ..! NDIHMA EKONOMIKE PADYSHIM QE DUHET TE JETE ME VLERE ME TE VOGEL NGA PUNA FIZIKE PRODHUESE, E CILA SIPAS KATEGORIVE, DUHET TE KALOJE DHE VLEREN E RROGES SE PUNONJESVE TE ADMINISTRATES . MENDOJ QE PER KETO PROBLEME , GAZETARET DO BEJNE MIRE, QE TE INTERVISTOJNE KRERET E BASHKIVE DHE POSHTE , MINISTRAT APO ZV / MINISTRAT QE POPULLI TE KUPTOJE ROLIN DHE VLEREN E TYRE NE SHOQERI . KRYEMINISTRI APO PRESIDENTI TE KENE PAK TE DREJTE ” CLODHJE AKTIVE ” , PAMVARESISHT SE KUSH ESHTE DHE KUJT FORCE POLITIKE I TAKON . QEVERIA ESHTE E TE GJITHE POPULLIT ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje