Xhafaj takon prokurorin kombëtar italian: Diskutuam çështje konkrete për luftën kundër krimit të organizuar

26 Shkurt 2018, 10:07Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është takuar me prokurorin kombëtar italian për Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho. 

Xhafaj shkruan në rrjetin social Twitter se u “diskutuan çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale.”

Postimi i plotë

“Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë.

Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar

Me Prokurorin De Raho diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale.

Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”(TemA)

2 komente në “Xhafaj takon prokurorin kombëtar italian: Diskutuam çështje konkrete për luftën kundër krimit të organizuar”

  1. Dajti says:

    Kane filluar te na shikojn si vend bashkepunues dhe jo me vend trafikant. Kjo do te thot qe gjerat kane ndryshuar per Shqiperine.

  2. Drin says:

    Nuk te ndihmojn kot keta italianet por shikojne qe ti po ben reforma, vendi ka ndryshuar edhe te japin ndihme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje