FOTOT: I preku të pasmet, por peshëngritësja ia kthen "kusurin"... një grusht në fytyrë

25 Prill 2018, 14:33Lifestyle TEMA

Një burrë ka marrë një surprizë jo të këndshme teksa ngacmoi një femër në rrugë.

Burri i preku të pasmet në mes të ditës një vajze të re, por ajo ju kundërpërgjigj duke e qëlluar me grusht në fytyrë.

Leanna Carr e cila është peshëngritëse nuk e kishte mendjen kur burri e preku tek të pasmet gjatë vizitës së saj në Irlandë.

Por 26-vjeçarja i kthehet menjëherë duke e goditur me grusht në fytyrë, aq shumë saqë ajo vrau dorën.

Pasi e ngacmoi seksualisht, burri i kishte thënë: “Ti je amerikane, ndoshta të pëlqen.”

“Kurrë mos prek më një vajzë,“-iu drejtua peshëngritësja pasi e goditi.

Carr ndau ngjarjen që i kishte ndodhur me ndjekësit në Twitter.

“Unë nuk mendoj se dhuna është gjithmonë një zgjidhje. Dhe jam me fat që zënka nuk përfundoi më keq akoma,”-shtoi ajo.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje