Merkel takon për më shumë se 90 minuta Ramën: Vlerësoj reformat e kryera, Shqipëria ka bërë arritje të mëdha

25 Prill 2018, 17:34Politika TEMA

Kryeministrit Edi Rama dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë takuar pasditen e së merkures në Berlin.

Pas takimit, Rama dhe Merkel kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës së saj, kancelarja gjermane ka mbajtur një qëndrim optimist lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kancelarja gjermane tha se Shqipëria që nga takimi i parë me Ramën ka bërë arritje të mëdha.

Merkel vlerësoi se Shqipëria kishte kryer një sërë reformash, siç është Reforma në Drejtësi dhe veçanërisht vettingu i prokurorëve dhe gjykatësve.

“Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë evropiane për të qenë anëtar të Bashkimit Evropian.

Komisioni propozoi më 17 prill që negociatat e pranimit me Shqipërinë të mund të hapen. Ne do ta diskutojmë atë në Këshillin Evropian në fund të qershorit.

Ekzistojnë një numër parakushtesh për të hyrë në negociatat e pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa gjëra. Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit.

Ne do të japim opinionin tonë përfundimtar gjatë disa javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm dhe gjithashtu ta diskutojmë këtë me homologët tanë evropianë.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm për mua, për të parë nga vetë kryeministri se si ai e sheh zbatimin e kushteve, dhe se si ne mund të vazhdojë të mbështesim Shqipërinë në reformat; sepse ne e kemi bërë gjithmonë atë dhe dëshirojmë ta bëjmë përsëri.

Më lejoni të them në mënyrë eksplicite se Shqipëria ka nisur projekte të rëndësishme reformash dhe se është bërë përparim.

Vettingu forcon sistemin ligjor dhe do të zgjerohet edhe në polici”- , ka deklaruar  kancelarja gjermane Angela Merkel në konferencë.

Ndërkohë, Rama gjatë fjalës së tij falenderoi Merkelin për mbështetjen e dhënë për rajonin, por në veçanti për Shqipërinë.

Shefi i qeverisë u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pas reformave të ndërmarra. Më tej Rama tha se feja e shqiptarëve është Europa.

“Falenderoj Merkel për mbështetjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimit evropian dhe në këtë kontekst, Shqipërinë.

Falë vizionit të tyre dhe fuqisë së integrimit, procesi i Berlinit e ka transformuar rajonin. Ne kemi bërë përparime të pabesueshme.

Kur takuam në vitin 2014, folëm gjithashtu për të bërë një reformë themelore ligjore.

Sot jam krenar të them këtu se Shqipëria ka kryer një reformë të thellë në fushën ligjore dhe gjyqësore, e cila është vlerësuar si e tillë nga Komisioni Evropian dhe si një model për të gjithë vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Pas rekomandimit të KE, unë shpresoj të kem mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelares në qershor. Është shumë e qartë për ne se ky nuk është fundi.

Ky është fundi i një faze dhe hapja e një faze tjetër. Ka shumë reforma, shumë sfida dhe shumë sakrifica që na presin, kështu që ne meritojmë të bëhemi anëtar i Bashkimit Evropian.

Unë kam ardhur këtu për të përcjellë kancelarit besimin tim se Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë në pritje të hapjes së negociatave për anëtarësim për shkak se Shqipëria e meriton atë.

Shumica për Shqipërinë thotë se jemi myslimanë. Por ne jemi një vend, ku të krishterët dhe myslimanët bashkëjetojnë me njëri tjetrin.

Nga veriu në jug i Shqipërisë, ata kanë të njëjtën fe. Kjo fe është Europa”, është shprehur Rama. (TemA)

14 komente në “Merkel takon për më shumë se 90 minuta Ramën: Vlerësoj reformat e kryera, Shqipëria ka bërë arritje të mëdha”

  1. Diamond says:

    U ble dhe kjo….
    Lubonja &co c mund te na thote per narkoshtetin qe bleu tashme dhe kancelaren e Gjermanise?
    Presim brrockullat e rradhes…

  2. mbare populli shqiptar says:

    Parakusht eshte arrestimi i Metes

    1. Druri ka dale nga xheneti says:

      Merita i takon Sali Berishes qe u be tmerri i shqiptareve qe coi ne votimin e Rames.
      Por Rama nuk ka befe asgje per popullin pervec reklamave te tij duke mashtruar te huajt.
      Mendon per turistet e jo per popullin.
      Hyrja ne Europe eshte per Ramen e jo per popullin.
      Nje populli fukara nuk duhet Europa.
      Rama nuk qan hallet popullit te tij dhe kerkon nga Europa.
      Nje sharlatan i vertete!

  3. Timi says:

    Popeline Tap po përfundon kështu që Shqipëria i duhet Gjermanisë. Është interes i Europes të zhvillohet shteti shqiptar.

    1. Ed Sko Ba says:

      Foli shume zonja, asgja na tha.

      Ose I ka rrasur kokaine te paster Tahir-Rama prej Kolumbie.

  4. Bebac says:

    Patjeter! Parakusht eshte arrestimi dhe procedimi penal per Liken, Shkelzenin, Monen, Salehun e sorollop…
    Deri ne qershor e shumta…

    Falemnderit Merkel per pastrimin e shqiperise nga hajdutet dhe banditet.

    The time is now!!!

  5. Kellira says:

    Dil nga Konferenca Islamike dhe mbylle ate muhabet. Po te la Sulltani Edrogan…

  6. seat vlora says:

    Prisni kur te dale Petrit Vasali i Monikes dhe te thote se e ka pritur vetem 9 minuta, mbasi zeroja pas nentes eshte shkornje “O”.
    Prisni kur te dalin Klajda Gjosha e Flurudha Kerpaci te LSI dhe te thone se Merkel e priti Ramen me porosi te Monikes.
    Prisni kur te dale Salianji i PD dhe te thote, se ai miku i Lulit ne Gjermani, ka zbuluar se fotoja e Rames me Merkelin eshte paguar me lekët e 2 ton hashash!

  7. pa fillimin e arrestimeve nga krygjenerali, mareshall ilir meta,e te tjerve ne qeveri.merkela i klasifikon fjalet e rames,si politika masturbuse.

  8. ALBA says:

    ??. VIELEN DANK !!!!! MUTTER !!??????????????????

  9. Shaba says:

    Rama thenien e rilindsave tane qe feja e shqiptarit eshte shqiperia e ndryshon ne shprejen qe feja e shqiptarit eshte evropa. Mendoj se ne kushtet kur te tjeret jane me fetare se ne, kjo shprehje eshte e tepert.Besoj se me shume prish pune se rregullon….qe te mos zgjatem tingellon sikur ne jemi te pafe nderkohe qe ne jemi tolerant…

  10. Druri ka dale nga xheneti says:

    Merita i takon Sali Berishes qe u be tmerri i shqiptareve qe coi ne votimin e Rames.
    Por Rama nuk ka befe asgje per popullin pervec reklamave te tij duke mashtruar te huajt.
    Mendon per turistet e jo per popullin.
    Hyrja ne Europe eshte per Ramen e jo per popullin.
    Nje populli fukara nuk duhet Europa.
    Rama nuk qan hallet popullit te tij dhe kerkon nga Europa.
    Nje sharlatan i vertete!

  11. - says:

    Shqipetaret jane shqipetare.Nje pjese e vogel i popullit Shqiptare tregohet i pa vedishem persa i perket fese myslim.Shqiptaret duhet te çmontojne nga vetvetja masken apo stampen, qe i mbane peng ne favor te armiqeve fqinje qe e perdorin kete maske ne iteres te tyre.z kancelare duhet te dije se Shqiptaret i tjetersoie ne myslime xhandari komunist sali Berisha.Ai ndertoje zhamia vend e pavende,qe skane ekzistuar shekullin me pare.z Kancelare duhet te di se ne koferencen ismamute Shqiperine e futi sherbetori i udb Berisha.z Kancelare duhet te dije se bashkejetesa fetare ne shqiperi nuk eshte fryti mirkuptimit,por eshte vertetsia qe shqiptaret nuk jane myslim.Shqiptaret jane geni i rraces europiane .Luftrat shekullore me osmanet na shderruan ne nje te gjymtuar.Shpresoime qe gjymtimi yne te kurohet nga vellezerit tane europiane.

  12. Sali p0rdha says:

    Po dashnorja e ministrit ? Po pemet te liqeni ? Po çuni i dajes nga ana e xhajes se komshiut te baxhanakut te tezes se motres se vllait te kunates te Spiro Koleks ?

    Çytetari digjital denoncon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje