RAPORTI/ "Investimet e huaja, ulja e papunësisë dhe reduktimi i kredisë", Komisioni Europian vlerëson ekonominë shqiptare

18 Korrik 2018, 17:53Ekonomia TEMA

Komisioni Europian ka publikuar së fundmi Raportin e mbi zhvillimet ekonomike të vendeve kandidate dhe potenciale në tremujorin e parë të 2018-s.

Në përgjithësi raporti vlerëson positivisht ecurinë e ekonomisë, investimet e huaja, uljen e papunësisë, reduktimin e kredisë me probleme. Ecuria më negative, referuar raportit, ishte e të ardhurave buxhetore.

Totali i të ardhurave u rrit me 2% në tremujorin e parë të 2018-s, shumë më poshtë rritjes së të ardhurave të buxhetuara për periudhën (6.4%).

Të vetme kategori të ardhurash që performuan më mirë se sa ishin buxhetuar, ishin kontributet e sigurimeve shoqërore.

Borxhi publik (përfshirë grantet) u ul me 0.2% në tremujorin e parë. Niveli i borxhit ishte  69% e PBB-së në fund të marsit,nga 70.1% që ishte në fund të 2017-s.

Forcimi i lekut dhe politik monetare

Forcimi i monedhës vendase lekut përkundrejt euros u përshpejtua në Prill dhe veçanërisht në maj. Nga fund i muajit prill dhe 5 qershorit, vlera e lekut u riit me 3.7% kundrejy euros, duke u rëmbyer në raportin e 124 lekëve për uero.

Kjo bëri që Banka e Shqipërisë në 6 qershor të  të lehtësojë më tej politikën e saj monetare dhe që të ndërhyrjë direkt në tregun e këmbimit valutor.

Banka Qendore ishte veçanërisht e shqetësuar se kursi i këmbimit do të ushtronte presion në inflacion dhe se kjo do të ngadalësonte vendosjen e tij në objektin prej 3%.

Norma bazë e interesit u ul me 25 pikë përqindje duke shënuar një rekord të ri të ulët prej 1.00%. Banka e Shqipërisë pret se norma bazë e interesit nuk do të rritet përpata tremujorit të dytë të 2019-s.

Tregu i punës

Tregu i punës reflektoi zhvillimet ekonomike. Në tremujorin e parë punësimi u rrit me 3.5% në krahasim me një vit më parë. Norma e papunësisë preku nivelin prej 13%.

Megjithatë papunësi te të rinjtë mbetet ende shumë e lartë, edhe pse ka pësuar rënie prej pikut në 2015-n. Në tremujorin e parë papunësia për grupmoshën 15-29 vjeç ishte 24.5%.

Ekonomia në Ballkanin Perëndimor

Rritja ekonomike vazhdoi në Ballkanin Perëndimor, ku rritja vjetore e PBB-së u llogarit 3.5% në tremujorin e parë 2018-s.

Rritja ekonomike u nxit kryesisht nga Serbia, ekonomia më e madhe në rajon. Investimet dhe konsumi vazhduan të mbështesin rritjen në rajon. Deficiti i llogarisë korrente ishte 6%  e PBB-së në fund të marsit, por mbetet sërish ndër më në vitet e fundit.

Ekspasioni ekonomik solli krijim të vendeve të reja të punës dhe norma e papunësisë ra në pjesën më të madhe të tyre, por ende vijon të mbetet e lartë në Ballkanin Perëndimor. Pavarësisht progresit në konsolidimin fiskal, niveli i lartë i borxhit publik është burim dobësie për pjesën më të madhe të shteteve.(monitor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje