Lionel Mesi degjeneroi Sampaoli-n: Më pyete 10 herë për futbollistët që preferoja dhe ata që nuk doja

20 Korrik 2018, 22:27Sport TEMA

Marrëdhënia kontroverse ndërmjet futbollistëve të përfaqësueses së Argjentinës dhe stafit teknik të udhëhequr nga trajneri Jorge Sampaoli ishte mëse e njohur gjatë të gjithë ompeticionit të Kupës së Botës të zhvilluar në Rusi, por vetëm tani janë bërë publike fragmente të një prej debateve që u zhvillua gjatë turneut, mes kapitenit Leo Messi dhe trajnerit Sampaoli. Gazetari Ariel Senosiain e ka zbuluar debatin e ashpër në librin e tij të titulluar “Bota është histori.

Ishin futbollistët ata që organizuan një takim kur situata sportive, sikurse dhe ajo emocionale kishin filluar të komplikoheshin, për të qartësuar përqasjen e tyre ndaj Sampaoli dhe ekipit të tij të asistentëve. Më pas ata ngritën një pretendim të ashpër: “Ne nuk e kuptojmë atë që ti thua, nuk të besojmë më, duam një opinion”.

Më pas Sampaoli pyeti nëse ata kishin ndonjë mendim për ekipin ose stërvitjet. Ishte Messi ai që ishte përgjigjur: “Më pyete 10 herë se cilin futbollist dëshiroja unë që të aktivizohej dhe se cilët lojtarë nuk doja. Dhe unë nuk të përmenda kurrë asnjë emër. Më thuaj para të gjithëve, a të përmenda ty ndonjë emër?”.

Claudio Tapia, presidenti i AFA, prezent në atë takim i kërkoi trajnerit që të hiqte dorë. Në atë kontekst, Sebastián Beccacece, zëvendësi i Sampaoli, ishte shumë pranë dorëheqjes, por presidenti e bindi atë të qëndrojë gjatë botërorit. Ai e siguroi se futbollistët do të dëgjonin vetëm atë. Beccacece tashmë është larguar nga pozicioni i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje