Ultimatumi i Ahmetaj: Nga 1 janari nuk do të ketë me kazino në zonat e banuara

13 Shtator 2018, 10:40Ekonomia TEMA

Ministri i financave Arben Ahmetaj deklaroi se nga 1 janari nuk do të ketë me kazino në zonat e banuara, dhe se bastet sportive, do të jenë në distancë 200 metra nga njëra-tjetra. 

Teksa foli për dekretin e presidentit për “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 39/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, Ahmetaj e cilësoi si qesharak debatin e krijuar për këtë dekret. 

“Është qesharake. Dua t’u kujtoj qytetarëve se në vitin 2005 taksimi ka qenë 20 %, në 2008 këta që mungojnë ia lehtësuan në 10 % ne ia rritëm barrën fiskale. 

 Këtu mbyllet debati i pabazë qesharak, që bëjnë shumë njerëz në këtë sallë e përtej kësaj salle sa i përket lojërave të fatit.   

Nuk kemi dhënë asnjë licensë të re, pra debati se kur lulëzuan lojërat fatit. Deri në 2013 kanë qenë 40 kompani, sot janë vetëm 20 kompani. “ u shpreh Ahmetaj . 

Gjatë fjalës në kuvend Ahmetj sqaroi edhe më tej ligjin për tatimin mbi fitimin , ndërsa theksoi se barra fiskale që rritet është vetëm ajo për Lotarinë Kombëtare. 

“Dua ta përdor momentin e dekretit të presidentit për të sqaruar edhe një herë opinionin publik për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë dhe të ndaj me aktorët ekonomikë apo forcat politike qëndrimin e qeverisë përsa i përket debatit për lojërat e fatit duke nisur nga 1 janari 2019.  

Çfarë ka kthyer presidenti? Presidenti ka kthyer me dekret ligjin e të ardhurave. Ligji ka ulur tatim fitimin nga 15%  në 5 % për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. 

 Ky ligj është një nga pjesët e politikës fiskale. Gjithashtu kemi ulur  taksën për bizneset me xhiro nga 8 deri 14 mln lekë i kemi ulur taksën dhe kemi rritur një taksën, atë të lotarisë kombëtare nga 10% në 15%.  

Kush do më dëgjon pyet si ka mundësi që e ka rrëzuar? Unë besoj se në dekretin e presidentit ka një keqkuptim. Dikush e ka këshilluar presidentin gabim.  

Ne i rrisim tatimin në konceptin e shkruar në ligjin 2015 Lotarisë Kombëtare. Ku është ulja e ngarkesës fiskale për lojërat e fatit. Lotaria kombëtare ishte e vetmja që taksohej 10 %.  “ u shpreh Ahmetaj. (TemA) 

3 komente në “Ultimatumi i Ahmetaj: Nga 1 janari nuk do të ketë me kazino në zonat e banuara”

  1. vang says:

    Ka mundesi qe kazinot ti mbyllni fare. Ato vetem pasurojne pronarin. Kazinot si asnje vend tjeter shkaterrojne personalitetin e njeriut, shkaterrojne familje dhe shpien deri ne vet vrasje.U nxituan shqiptaret dhe filluan sa hap e mbyll syte me kazino e lojra mashtruese fati,pa harruar prostitucionin galopant dhe piramidat mashtruese.Per pasurite e popullit qe u vodhen dhe u shkaterruan me parrullen ”terapi shoc” ja pame hajrin.Nuk i dhame as me koncesion gjoja per patriotizem derisa i vodhen vete.

  2. Bogonica says:

    Ahmetaj,nuk kam votuar per ju,dhe as per ata qe jane ne opozite.Kjo ka ndodhur per shume vjet.Ne respekt te atyre qe kane votuar per ty te keshilloj:Genje,genje por pak me karar.C’u duhet shqiptareve se nga njeqind barke-derra qe shfrytezonin drejteperdrejt kete popull ju kini lene 20 brkederra me te medhenj,por me bark shume me te madh ama.Keta 20 barkederra qe kini lene ju per t’u marre taksat,bejne te njejten gje me shqiptaret.Ata kane caktuar 80 qehallare dhe ndaj popullit te 20 barkederrat tuaj,bashke me 80 qehallaret e ryre bejne te njeten gje qe benin 100 barkederrat e qe opozita e sotme ja kish lene popullit ne kurriz kur ishte ne pushtet.Perse ju z.Ahmetaj i mburreni shqiptareve per kete pune?Perse nuk thoni qe ne po e sofistikojme shrypjen e popullit,kupto votuesve tuaj?Asgje me teper se opozita e djeshme nuk po beni per lojrat e fatit.Kini bythe t’i ndaloni fare keto vemjet e lorave te fatit?Jo nuk kini bythe ta beni kete gje!Dhe ketu ju nuk dalloni nga opozita e sotme.Ju dalloni per ate qe vilni me mirfe taksat,por jo se ja hiqni populli(votuesve)hallet.Nje te keqe te madhe qe e ka kapur rinine e atij vendi me lloto e lojar fati,e cila eshte e keqja e te keqijave,ju nuk kini bythe t’ua hiqni shqiptareve nga kurrizi.Nuk e e beni kete se ju detyrojne ata te cileve ju sherbeni,qe jan e jashte dhe brenda Shqiuperise.Prandaj leri dnglat.Thuaj shqiptareve qe si ne si opozita jen i njesoj,vetm se ne i sherbejme jo 100 zagareve qe ju sherbente dje opozita por ju sherbejme 20 zagareve te medhenj,pa ja hequr aspak hallet nga kurrizi votuesve te rhjeshte.Ndalojini fate ne cdo cep te Shqiperise lojrat e fatit.Kaq e thjeshte eshte.Te tjerat jane p,…me rigon.

  3. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: August 16, 2018 at 4:56:42 PM EDT

    JO SHQIPERISE DEMOKAZINO !

    – Stop lojerave vrastare te fatit . !

    – Profecia e Shefqet Verlacit

    – Hallall gjiri i nenes Z. President !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Presidenti i Shqiperise Zoti Ilir Meta nuk dekretoi nje ligj ala demokazino te qeverise shqiptare .
    Nje vendim plotesisht i drejte dhe nje argumentim i shkelqyer ligjor nga Presidenti Ilir Meta !
    Rritje taksash dhe kontroll strike per keto hiena te ndyra!
    Mbyllini sa me pare pa vrare per se gjalli me mijera familje, gra e femije dhe vete viktimat e kesaj Mafia qe sponsorizohet nga djalli a nga kushdo qofte !
    Stop !
    Sipas te dhenave jo te plota te shtypit rreth 11 veta kane kryer vetvrasje ne keto 7 muajt e fundit, qe pervec parate dhe fatit ua kane rrembyer edhe trurin dhe jeten viktimave te tyre !
    Te mos e kthejme edhe Shqiperine ne nje Demokazino !
    Lojrat e fatit jane lojerat e Djallit vet!
    Stop !
    Demokazino eshte nje fjale qe po e perdori per here te pare publikisht ashtu sic kam perdorur fjalen demokrature dhe Salikraci qysh ketu e 24- 25 vjet me pare!
    Por ka vite qe e perdor me shoke e miq !
    Lojerat e fatit jane vetvrasje jo vetem per viktimat por edhe per familjet e pafajshme, per prinderit, per grate dhe per femijet, per vellazerinee tyre !
    Pse ?
    Po ju sjell profecine shqiptarit me te pasur ne vitet 20-40 te shekullit te kaluar Shefqet Verlacit !
    Djali i tij shkon per studime te larta ne Itali, natyrisht i shoqeruar nga truproja dhe kujdestari i tij…
    Vitin e pare shkelqen ne mesime e gjithcka …. I jati krenohet me birin e tij …
    Ne fund te vitit te dyte kujdestari i tij informon Shefqetin se ishte shume mire po jo si ne vitin e pare !
    Kur e pyet per aresyen e renies, kujdestari i thote se ka filluar te merret me femra dhe i ka lene pasdore mesimet ! Hajt se i ri eshte dhe i riu si veriu !
    Vitin e trete bie ne pikiate!
    Pervec femrave kishte filluar te pinte ! I jati shqetesohet por e justifikon perseri me moshen !
    Ne prag te fundvitit te fundit, kujdestari njofton Verlacin se i biri rrezikonte te mbetej ne provime… !
    Shefqeti e pyet ate se cila ishte aresyeja e kesaj dekadence, renie te rende !
    – Vallahi Bej, djali ka filluar kumarin dhe ka harruar mesimet !
    – Ah i mjeri une … Paskam mbetur pa kete djale… thote Verlaci.
    Therret keshilltarin e tij dhe i thote pergatit nje lajmerim vdekjeje se Shefqet Verlacit i ka vdekur ky djale … Ka marre rrugen e dreqit dhe nuk ka kush cfare ti beje!
    Ky eshte kumari, lojerat vrastare te fatit , lojerat e djallit !
    Kjo eshte demokazinoja qe eshte kthyer ne nje epidemi boterore!
    Nese per mbare Boten eshte nje fatkeqesi, per nje vend te Vogel e te varfer si Shqiperia eshte nje tragjedi!
    Demokazinoja eshte piramida me e ndyre, me djallezore, me rrenuese me grabitqare per miliarda njerez ne mbare Boten!
    Eshte nje ves qe ua kalon edhe kokaines heroines dhe duhanit te marra se bashku.
    Eshte djalli vet …
    Larg nesh !
    Stop Shqiperise demokazino !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje