OBSH: Mungesë e madhe e aktivitetit fizik te fëmijët

22 Nëntor 2019, 15:19Shëndeti TEMA

Katër në pesë fëmijë të moshës 11 deri në 17 vjeç nuk bëjnë ushtrime të mjaftueshme fizike, nxjerr në pah studimi i parë i llojt të tillë, i kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas tij, mungesa e ushtrimeve dëmton shëndetin e fëmijëve, ashtu si edhe zhvillimin e trurit të tyre dhe aftësitë sociale.

Studimi thotë se mungesa e ushtrimeve të rekomanduara për një orë në ditë është problem universal në vendet e pasura dhe të varfra.

OBSH-ja thekson se djemtë janë më aktivë se vajzat në 142 nga 146 vendet që janë studiuar.

Ushtrimet e rekomanduara nga OBSH-ja për një orë në ditë përfshijnë pothuajse gjithçka që e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe mushkëritë të marrin frymë më fort.

Në mesin e tyre bëjnë pjesë: vrapimi, çiklizmi, noti, futbolli dhe gjimnastika.

OBSH-ja nuk ka asnjë përgjigje të vetme që shpjegon përse nivelet e aktiviteteve janë kaq të ulëta.

“Shpesh, në periudha shumë të gjata të ditës, fëmjët janë ulur në shkollë, duke bërë detyra, dhe pastaj nuk kanë mundësi të jenë më aktivë”, tha Leanne Riley, njëra nga autorët e raportit të OBSH-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje