Dëmet nga tërmeti, Balla pranë familjes Vrapi në Papër: Festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpinë e re

14 Dhjetor 2019, 13:41Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi familjen e Petrit Vrapit në Papër të Elbasanit, shtëpia e të cilit u dëmtua nga rrëshqitjet e tokës dhe dy tërmetet që përfshinë vendin.

Balla pa nga afër punën që po kryhet me ritme të shpejta për përfundimin e ndërtimit të shtëpisë së re dhe i garantoi familjarët se festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpinë e re.

Ai siguroi se të katër anëtarët e familjes do të përfitojnë trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social.

“Në familjen e Petrit Vrapit, ku hallet janë të panumërta. Por puna është në mbarim për shtëpinë e re dhe festat e fundvitit do t’i gëzojnë në shtëpi të re. Gjithashtu të katër anëtarët e familjes, trajtim të posaçëm me pension dhe kujdes social”, tha Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje