Monologjet e Krastës, apo fenomeni mediatik që tenton të mbushë boshllëkun e lidershipit të opozitës

14 Dhjetor 2019, 18:34Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Një monolog i Krastës në një nga mediat e Kosovës është përhapur virtualisht, kryesisht nga mediat pranë opozitës, apo thënë më mirë kritike të ashpra të qeverisë.

Krasta, që prej vitit 2013, kur shpalli show-un me gërmën e parë të emrit të tij e kërkoi rotacion, në thuajse të gjitha reprizat e A-ve bën afërsisht të njëjtën gjë, por me protagonist të përmbysur.

Kërkon rotacion, flet për Republikë të rithemeluar si volterist i revolucionit francez, dhe i jep dru me intanacion të ashpër e direkt qeverisë dhe Edi Ramës.

Padyshim që Krasta apo kushdo gazetar apo njeri është në të drejtën e tij t’i japin dru e dajak qeverisë, Edi Ramës, apo kujt të duan, pasi kjo në fund të fundit është baza apo themeli i lirisë së shprehjes.

Nuk ka pse të bëjë çudi; dikush e pëlqen e dikush ndoshta jo, dikush e përkrah si mesazh, por shikon kontekst tjetër në këto deklamime alla teatrale, por megjithatë është gjëja më normale në botë.

Por ajo që duket se përbën zhvillimin e përgjithshëm politik në Shqipëri, që nga 2013-a, apo që kur Edi Rama ka ardhur në qeveri, rivalët e tij politik, ku kryesorët janë tre: Lulzim Basha, Sali Berisha e Ilir Meta, përdorin figura apo emra mediatikë për të bërë prezantimin e frymës opozitare.

Nëse gazetarët në kohën e Berishës, si Bushati, Shkullaku, Bejtja etj, limitoheshin deri në prezantimin e fakteve për të përcjellë qëndrimin e fortë kritik ndaj qeverisë, në epokën e Ramës, këta të fundit, duke shtuar edhe Krastën, i cili më shumë si gazetar fakti, është prezantues skene, janë anuar tek mesazhi për të krijuar një frymë kundërshtimi publik ndaj Ramës, madje edhe duke i bërë thirrje të forta publikut që të mos rrijë në shtëpi, por të dalë në rrugë e të themelojë atë që Krasta e quan “Republikë të Re”.

Njëri, në 2017-ën, bëri edhe 4 muaj “zbor” në rrugë për këtë kauzë, dhe në fund mori ALUIZN-in e OSHE-në si shtylla të Republikës.

Nejse, çdo gjë me dëshirë e sipas interesave a aspiratave të secilit.

Problemi është se këtu duket sikur kemi një përpjekje shumë të sforcuar të liderëve të opozitës për të nxjerrë në skenë prezantues apo aktorë, që të shpallin me tone e mjeshtëri skenike atë që ata vetë, duket se nuk kanë mundur ta realizojnë.

A nuk do të ishte më mirë që të gjenden njerëzit e duhur, që s’kanë nevojë për suflerë e aktorë?!

Ndoshta mund të ngjiste ajo puna e Republikës…

Sepse, duket se njerëzit bëjnë sehir pasi i shohin që tani figurat reale të “Republikave të reja”!

Mjafton të shikosh kush qëndron pas dhe kush financion mediat që pompojnë me rroga e bost-e monologjet që kërkojnë “komunarët” apo “pavelvllasovët” shqiptarë ….

24 komente në “Monologjet e Krastës, apo fenomeni mediatik që tenton të mbushë boshllëkun e lidershipit të opozitës”

  1. Malo says:

    Gjithsesi ja vlene ta degjoshe edhe ridegjoshe,edhe ti duhet te mesoshe nga monologu i Krastes.

    1. PEPJA says:

      KU RROT K…. I E HENGRI NJE DRU SI GOMARI NE DUHAN GOJA LLAP DORA VAP.

  2. Turi says:

    E vetmja gje qe Krasta ka parasysh me kete republiken e re eshte ajo rroga e majme e Beketit, se parimet e gazetarise Krasta i ka nxjerre me kohe ne treg.,
    Ne kete kanalin e Buzhales, urojme shume qe ligjeratat e sterzgjatura te Krastes, qe shpesh here te linin te hamendesoje se cfare shoku donte te thonte, kur e degjonim ketu, ti kuptoje publiku i thjeshte i Kosoves.

  3. Loni says:

    Pak ekstrem si monolog…..shtet ka por puna eshteta kemi me te mire….thirrjet difatiste sjellin Kaos

  4. spesialisti says:

    Krasta ka dale jashte profesionit..dhe ka hyre ne syrin e Ciklonit…dhe ne pordhen e Mul Nokes….

  5. fran says:

    monologu i monoloqes…

  6. Jimi says:

    Monoloqet e Adi Krastes, jane si puna atij mullirit qe bluan ne boshllek! Ato nuk ka terxhyman qe ti marre vesh, pa lere t’na i transkiptoje

  7. shqiponja e zezë says:

    Ky pler mediatike që nuk di se çështë monologu dhe republika e re po i them që republikën e re ta kërkonte në 94 në 96 në 97 në 2005 në 2009 jo tani . Populli nuk ha më bar ja u njohu mir surratin kurvave , që shesin edhe plakën e tyre për lek . Ha mut edi krasta se në gop të satëme do shkosh po vjen edhe dita jote zagar . Çfar do që të thoni ti dhe zorzopët e tjerë prap 20 përqind do të mbeteni. Më fal se harrova një brisk të mirë me vete që tia rruani mirë Edi Ramës.

  8. Artibr says:

    Lere lere se nuk di te jet ndo njeri prej jush gazetar kush prej jush ka shkuar ne siri dhe te shkruaj nga vend ngjarja po ti qafok mer na nje document na arkivi dhe nxire si kur ke zbuluar boten. Po gabohesh se krasta nukben gazetar in por komedianin po ti prap nuk kupton dhe cuditesh ngateron gazetar in me komedian in.

  9. Andi says:

    Krasta eshte nje cope kari asgje me shume

  10. Bubulina says:

    Hmmm,tenxherja gjen kapakun.Eshte floriri i Kerabes aji qe e paguan nje nga surreterit(se gazetar jo) me te felliqur sic eshte Buzhala.

  11. Latif Qyramidhja says:

    Kerkon edhe ky te zere ndonje vend deputeti ne listat e Bashes edhe ky na duhet neve dhe pastaj te ikin nga Shqiperija edhe peqet e plakat dhe le te ngelet kashta dhe krasta.

  12. Emigranti kavajas says:

    Sa TELEVIZIONE ke ndruar deri tashti zoteri
    Ne te ardhme shpresojme te te shohim ne Serbi e
    Greqi.

  13. prizem says:

    Monoloqet e A.Kar-stes jane te lidhura me refuzimin qe i beri Rama per ta pjerdhur dhe leshuar ndonje kocke disa vite me pare ne nje tryeze ish-miqsh.

  14. BRSS says:

    KY MOTERQIRI NUK PASKA VEN MEND NGA HERA E PAR E DASHKA PRAP DAJAKUN QE TE SHKOJ NE PIDH TE ROBVE

  15. John says:

    I peshtire Krasta, i pa perfunduar ne ec e jaket ne monologun e tij. Vlera zero?.

  16. Beti says:

    Qe ne kohem e monizmit ai e kishte emrin surrat…cke.

  17. Tomori USA. says:

    Meqenese ne televzjonet shqiptare i doli boja dhe spo ja vate njeri, paska vajtur ne Kosove, tek Berat Bezhdila, sdo ta ngryse vitin dhe perseri dote bredhe si cifuti ne shkretetire. i shkreti e di veheten se esht zeusi dhe ter qytetaret mezi presin ta shohin kete pseudo gazetar, karagjos burre.
    Paska haruar drune qe hengri nga kelyshet e Berishes dhe spaska zene mend, prandaj filloi pune tek Bezhdila, qe nga menjgjezi ne dark i thur lavde Berishes.

  18. Abdyl Hajredini says:

    DEFORMIMI I MISIONIT
    Filozofit dhe gazetarit nuk i ka hije ta zbret nivelin e diskursit të ligjërimit deri në atë shkallë sa të dyshohet në mos është duke ia mbajtur anën ndonjë partie politike!

  19. Fatosi says:

    Krasta eshte nje zagar qe perdoret nga dy familjet mafjoze,bandite, kriminele dhe hajdute(Berisha dhe Meta) te cilet me paret e vjedhura financojne mbi 90% te mediave ,te perfaqsuar denjesisht nga analet bythelepiresa Zheji,Lehesi,Lubonja,Qimi,Rakipi,,Bushati,Bejtja,Shkullaku.Ketij llumi ka kohe qe i eshte bashkuar dhe kjo fytyre hardhce e fishkur A.Krasta qe vetem gazetar s ka qene ndonjehere.

  20. Krasta dhe jo vetëm ai janë në të drejtën e tyre të patjetërsueshme të kritikojn qeverinë për sukseset apo mossukseset e saj,por pikëpamjet e shprehura mundë të jenë objekt debatii.Në këtë kuadër këndshikimi i Krastës për një Republik të Re është i pa bazuar për kontekstin sociopolitik dhe sociokulturor në të cilin ndodhemi.Ne shumë mirë e dijmë se qka bëmë me Republiken tonë të parë, se qka ndodhi,sa herë e zhbëmë dhe e bëmë,të gjithë e dijmë besoj se qka ndodhi kurë Republikën e shpallëm “mbretëri”,sikundër të gjithë e dijmë tani më se qka ndodhi me Republiken e Demokracisë Popullore,kur Republika jonë e Demokracisë Popullore u shndërrua në llogor të vajtjeve dhe mizorive.Ndërkohë të gjithë jemi dëshmitarë se qka ndodhi e qka po ndodh me Republiken e Demokracisë Kushtetuese,posa e shpallëm e dogjëm,e shkelëm dhe vodhëm dhe e bëmë Karikaturë Republikë,Sot Shqipëria është shtet pa ekonomi,ajo mbahet në këmbë falë remitancave,është shtet pa ushtri,shtetet për rreth shtyhen me njëra tjetren se kush qfarë aeroplana,raketa a pajisje më të forta blen për tu mbrojtur ndërkohë që ushtria e Repubikes tonë është e qarmatosur,është shtet ku nuk ka drejtësi,ku jeta e njeriut vlerësohet me lek.Të gjitha këto rrethana të sjellin në konkludimin që për ne sintagma Republik e Re është e mirë për tu dëgjuar por shumë e vështirë pēr tu realizuar,ajo që une mendoj se është zhvillim i mirë që po ndodh është Reforma në Drejtësi e te cilën po na e bëjne amerikanët.E shoh si një domosdoshmëri që qdo kush që mundet të japë kontributin e tij personal në forcimin e klimës që reforma në drejtësi të përfundoj,reforma në drejtësi është barrikada ku shoqëria shqiptare nuk guxon të tërhiqet asnjë milimetër.

  21. Asllani says:

    Krasta duket me shume si nje manikin,me çels kurdisje nga pas,qe ben monologje ta pergatitur me pare.Por per ironi te fatit,shkon dhe i ben,tek Buzhala,qe dikur ne letersi thuhej perputhje .e formes me permbajtjen.Sa xheloz do jete bere Qim Peka

  22. Dee says:

    Eshte bo si qim? peka.

  23. naimi says:

    bravo. I ke dhene oksigjen flakes se kashtes se Fuges dhe zagareve te tij komentues. se c’lidhje ka pakenaqisia e nje qytetari model me interesat e uleta te nje kauze nepotike siç u prezantua dhe me vone doli “repoblika e re”, veç ti e di. qe deshiron te ulesh vlerat e Krastes duket, por e ke bere keq, shume, duke e krahasuar me veprimet e PD-se se nuk jane te opozites, por vetem te PD dhe LSI. Duke pervetesuar kauzen opozitare I bejne dem edhe me te madh se pushteti Shqiperise, por edhe ti me te tille artikuj vetem dem ben. pseudo I paanshem, por me I demshem se te anshmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje