Basha, premtime pa "doganë": Mjekëve do ua bëj pagat 1.200 euro, infermierëve 700

15 Dhjetor 2019, 19:09Politika TEMA

Në një takim me Akademinë politike të FRPD-së, në përkujtim të 9 vjetorit të heqjes së vizave për Shqipërinë, kreu demokrat, Lulzim Basha, u bëri thirrje të rinjve që të ngrihen dhe rikthejnë shpresën.

Kreu i opozitës shtoi se më dramatike është situata në spitalet tonë, duke premtuar se me ardhjen në pushtet, situata do të njohë ndryshim të menjëhershëm.

“Pagat e mjekëve do të rritet me 1.200 euro, dhe e infermierëve me 700 euro”, premtoi më tej Basha, duke thënë se “Rama nuk mund të gënjejë dot më as Merkelin dhe as Macronin, apo liderë të tjerë, me reformat, ndërkohë që koha nuk pret”.

Të dashur bashkëqytetarë!

Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në Bashkimin Europian. Bashkë, plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. 

Sot, dua t’ju uroj të gjithëve dhe t’ju garantoj se do të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar shpresat dhe dëshirat e gjithsecilit prej jush për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. 

Ju uroj një të diel të mbarë!”, u shpreh në videomesazhin e tij, kreu demokrat Lulzim Basha.

12 komente në “Basha, premtime pa “doganë”: Mjekëve do ua bëj pagat 1.200 euro, infermierëve 700”

  1. Sebast says:

    ik e flej se erdhi ora gjumit dhe mos shif endrra me mbret.

  2. Vilat te lulit per te gjithe says:

    Po vilat me pishine kur do na i japesh mos u konsumo o bole se nuk ka zgjedhje leri genjeshtrat per fushate tani eshte viti ri nuk e ka kush mendjen te ty .

  3. labi says:

    E hapi thesin e kunatit lulka!

  4. Revizori says:

    Per qenerit Bejtja, Shkullaku, Bushati, Zheji, Klodiana Lala, dhe Zike Qorri.
    Kjo eshte blerje e paster vote. Dhe nuk kam asgje me Bashen. Ai ka te drejte te premtoje dhe populli ka te drejte te mos ta besoje.
    Por e kam me qenerit qe Jane shitur vete me kohe.

  5. Beni USA says:

    Ky eshte budalla,kujton se mund te vij ne pushtet me genjeshtra,do e shtoj perseri,mundet 1500,e cfare humbi,asgje.

  6. zoga e vodices says:

    lulush sumkapuci nje nuk duhet te harosh kur ishe minister i brendshem kater te vraret ne bulevad me duar ne xhepa dhe leri prallat per heqjen e vizave vetem kjo njolle nuk do te zhduket kure sa te jeshe gjalle dhe ne histori do te njihesh si minister i brendeshem qe urdheroi per te shtene mbi protestuesit ku mbeten te vrare kater vete dhe kete mbaje veth ne vesh populli nuk ta haron kurre.

  7. KY ËSHTË HAJVAN FARE. says:

    ??

  8. mendohu dhe nje here says:

    Ky ka mbaruar, por te mbaruar jane dhe ata qe e degjojne dhe i rrine afer.

  9. Nje grup mjekesh says:

    Shume pake pagat per mjeket dhe infermieret Nje puntor krahu merr 1300 euro ne muaj Nuk te votojme se na ke ul shume poshte Nhehere na the se do tju paguajme me rrogat qe paguhen mjeket ne GJERMANI Tashti e ke ul pazarin ose nuk mban mend premtimet e para Kjo po na krijon shume dyshime tek ju Qenke i pa besueshem per ne

  10. Te burgosnit i ka gzu shume lajmi se ky pederast do burgoset

  11. Detari says:

    si nuk bere as dhe nje kriti rames o gazet

  12. gjergji says:

    I lumi ai.Ndofta ka ngatrruar leket me dollaret? Te arrijme ne ato pagesa mujore duhen se paku 100 vjet. I shkreti popull qe ndigjon apo beson ne mashtrime apo budallalleqe te tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje