Spartak Ngjela: SPAK i ka alarmuar të gjithë, Ilir Meta është më i tremburi, nuk ka asnjë shans që t’i shpëtojë shkarkimit

15 Dhjetor 2019, 09:35Politika TEMA

Reforma në drejtësi dhe ngritja e organeve të reja për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta ka tmerruar të gjithë politikanët në vend. Një gjë të tillë e pohoi ditën e djeshme edhe avokati Spartak Ngjela. Në një reagim për gazetën “SOT”, avokati u shpreh se ngritja e SPAK ka vënë në alarm gjithë klasën politike në vend, duke veçuar këtu presidentin Ilir Meta, që sipas tij është më i tremburi.

Por duke iu referuar përparimit të reformës në drejtësi, Ngjela tha se SHBA është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj reforme, duke theksuar se Uashingtoni do të sjellë 35 ekspertë të FBI që SPAK dhe BKH të sjellë rezultate pozitive. Por avokati komentoi edhe nismën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Sipas Ngjelës, Meta nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë shkarkimit, duke theksuar se pas lënies së detyrës do të jetë pa imunitet dhe do të hetohet më lehtë. “SPAK punë ditësh do ngrihet me Prokurorinë e Posaçme dhe me Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila sipas njoftimit amerikan do të sjellë 35 ekspertë të FBI. Pra gjendja po shkon drejt stabilizimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tani ka filluar që të goditet edhe mafia e ndërtimit. Të gjithë politikanët do të kalojnë në kontroll të veçantë. Të gjithë politikanët i ka trembur reforma në drejtësi. SPAK koncepton fillimin e reformës në drejtësi dhe kjo gjë ka trembur të gjithë pushtetarët e korruptuar, pra kjo është njëra anë e medaljes së Metës. Ana tjetër e medaljes së presidentit është ajo që ka bërë, pra që ka shkelur dy herë Kushtetutën dhe që do ta pushojnë. Pushimi e çon drejt kontrollit të imtësishëm. Tani do shikojmë se si do procedohet me komisionin e hetimit për Metën, do vazhdojë të hetohet dhe ta votojë Parlamenti dhe të qërohet. Unë them se Parlamenti do e pushojë presidentin”, u shpreh Ngjela.

Dënime për abuzuesit e ndërtimeve

Më tej, avokati u shpreh se në “grackën” e reformës në drejtësi do të jenë edhe abuzuesit e ndërtimeve pa leje, të cilët përfshijnë përfaqësues të shtetit dhe ndërtuesit. Sipas Ngjelës, tashmë erdhi koha që hetimet e tyre të bëhen nga një prokurori e pavarur dhe e pandikuar nga politika. “Deklaratat e ambasadës amerikane janë një hap përpara i reformës në drejtësi dhe ata do e çojnë deri në fund. Por ka një lidhje logjike sepse në momentet kur Shqipëria është nën tension të goditjeve të tërmetit me 51 viktima, ata i shtojnë edhe këtë situatës. Madje filluan edhe arrestimet e të fajshmëve të viktimave. Janë bërë shumë ndërtime pa leje edhe nga shteti, por edhe nga ndërtuesit. Dhe tani prokuroria shqiptare nuk do kontrollohet më nga politika”, u shpreh avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij për gazetën “SOT”.

Sulmet e Metës ndaj amerikanëve

Por pak kohë më parë në një reagim për gazetën, avokat Spartak Ngjela u shpreh se SHBA e ka të qartë çfarë do të vazhdojë të bëjë Shqipëria. Sipas tij, Meta ka shpërthyer në sulme ndaj amerikanëve pasi ka shthurje të mëdha mendore. “Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj me elokuencë Metës duke i thënë: Ti, zoti Meta, je antireformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë. Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, “kryesor është zbatimi i ligjit”. President më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta. Kurse Metën e kërcënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore”, tha Ngjela pak ditë më parë.

11 komente në “Spartak Ngjela: SPAK i ka alarmuar të gjithë, Ilir Meta është më i tremburi, nuk ka asnjë shans që t’i shpëtojë shkarkimit”

  1. h says:

    Zoti ngjela ,shqiperia eshte zhytur në vese,vjedhje,korrupsion,imoralitet,
    aq masivisht dhe aq thellësisht saqë është praktikisht e pamundur ta riparosh.
    As shembujt biblikë të shoqërive të infektuara nga e keqja,nuk krahasohen me të
    keqen totale te shoqërisë shqiptare.

  2. BRSS says:

    KY VEND DUHET BER QILIZEM KETU KA DEGRADUAR POLITIKA DHE POPULLI KETU KAN HEDHUR RRENJE E KEQJA SI IMORALITETI GRABITJA MASHTRIMET DROGA KORRUPSIONI NJERZIT JAN SHPERFYTYRUAR JU KA HYR BABEZIA KETU DUHET TE SHFUQIZOHEN LIGJET DHE TE VENDOSET GJENDJE E JASHTEZAKONSHE PER PESE VJET QE NJERZIT TE DALIN DHE TE FUTEN NE SHTEPI ME ORAR KUSH NUK ZBATON LIGHET TE EKZEKUTOHET NE RRUGE KY POPULL KESHTU E DO SE FLASIN NE EMER TE DEMOKRACISE DHE BEJN ÇA U DO QEFI ME DHUN QE TE VEN MEND NDRYSHE KETU DHE NJEQIND VJET NUK BEHET

    1. Kalec Dega says:

      E verteta eshte se Taku Avukati duket me i alarmuar se sdo kete ku te clirohet menderisht me llomotitjet e tij per ” Mafjen” kur ata te hyjne ne “burg” apo te gezojne pension me bekimin eRames.

  3. politikanët shqiptarë janë mafiozë says:

    Bollë llape o karroqe se edhe ti i ke borxh disa muaj burg, por e di shumë mirë që në Shqipëri ska pasur dhe sdo të ketë ndonjëherë drejtësi e llapatit si çun I mirë. Nuk bëhet reforma në drejtësi të përziesh me dorë një thes me bajga duke shpresuar se do ‘rifreskohet’ sistemi.
    Gjykatat kanë thasë me fakte të ‘groposin’ e tu konfiskojnë pasuritë milarda euro çdo politikani aktual apo çdo ish politikan në Shqipëri nga Nano, Meta, Berisha, Rama, Fino, Basha, Mediu,Pollo, Balla, Bode, Gjinushi, Topalli, Braçe, Bejqaj, Ruçi, Dako, Mziu, Gjiknuri, Ruli, Manastirliu, Angjeli, Ahmetaj, Shalsi, Spiropali,Balluku, Imami, Sejdini, Gjika, Doshi, Roshi, Frroku e me dhjetra e dhjetra të tjerë. Edhe Tahirin e lanë të lirë të dridhte zinxhirët e jo ti hidhnin zinxhirët.

  4. Julia says:

    Shpresoj te vijne keta ekspertet e FBI, se me keta tanet nuk behet gje, jam sh dakort me komentuesin lart, kjo shoqeri eshte kaq kalbur sa veshtire te riperterihet

  5. Jaku says:

    Zvicra ka futur ne listen e shkembimit te informacioneve te sistemit bankar dhe 18 vende te tjera.Ne kete 18-she te re ben pjese dhe Shqiperia.

  6. Genti says:

    Gjithe keqberesit hajdutet tradhtare e kombit jane futur neper parti politike.Sa me te lart ta kete postin ne parti me maskara eshte.Jo burg po nje burre si Enver Hoxha duhet ti zhdukte nga faqja e dheut plehrat.

  7. sapa says:

    Komentuesi i pare i ka thene te gjitha.Ky vend eshte komplet i kriminalizuar deri ne palce dhe asnje force ne kete planet nuk e ben me dot!

  8. emigranti says:

    po edhe une jam dakort me komentuesin politikanet shqiptare jane mafioze qe ti luftosh korrupsionin ne shqiperi duhet te fillosh qe nga saliu e me radhe ose te vije FBI me gjermanine

  9. Safet Qose says:

    Sistemi eshte ngritur mbi baza te kalbura ku ka mbisunduer mafia e stimuluar nga vete politka qe ne fillim te veteve te enderrave te shqipetareve per ta bere shqiperine demokratike Por ai qe e mori per mbi vete kete mision nuk qe i afte ta conte perpara per ta realizuar kete ender por abuzoi me to duke montuar mafien e cila ka bere te gjitha te keqiat ne kete vend ; Shkaterrimin ekonomik , trafikimin e te gjithe llojeve duke perfshire edhe tregetimin e femerave deri ne vendosjen e ligjeve dhe zbatimin e tyre sipas qefit dhe interesave te mafies Ligji ka denuar vetem fakir fukarenjt Boset edhe pse kane vjedhur banga kane dale te pa fajshem dhe jane shperblyer , Politikanet e pushtetaret vetem kane ndertuar vila biznese per te rejepur shqipetaret

  10. julio says:

    Shqiptaret kane kohe qe shohin telenovela qe s’perfundojne kurre, si kjo e Metes e Llalles apo e Berishes, ku u rritem dhe s’a u nda nga mendja se do ti fusin brenda sot apo neser. Jemi te lodhur me keto batuta ku, shqiptaret vete i kane denuar keto felliqesira. Drejtesia eshte shum vone per tu justifikuar se do beje punen e saj, per ti kthyer ketij populli shpresen ku, ligji eshte i barabarte per te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje