Njihuni me multimilionerin 41 vjeçar, që u mëson 300 milionë njerëzve një gjuhë të huaj

27 Janar 2020, 11:11Hi-Tech TEMA

Luis von Ahn, është bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit për mësimin e gjuhës Duolingo.

41-vjeçari nga Guatemala e Amerikës Qendore, pasi shkoi në SHBA në vitin 1996, në moshën 18 vjeç, për t’u diplomuar në matematikë në Universitetin Duka në Karolinën e Veriut, studioi më pas shkencën e kompjuterëve në Universitetin Carnegie Mellon në Pitsburg.

Luis vazhdoi të bëhej profesor i shkencave kompjuterike, i specializuar në “llogaritjen e bazuar në njerëz”, e cila në terma shumë të thjeshtë është se si njerëzit dhe kompjuterët mund të punojnë më së miri së bashku për të zgjidhur detyra të ndërlikuara. Për punën e tij pionier në atë fushë atij iu dha çmimi prestigjioz i Programit të SHBA MacArthur Fellows.

Luis u bë multimilioner që në moshën 30 vjeçare, pasi i shiti Google dy biznese. Teknologjia që ai i shiti gjigantit të motorit të kërkimit përdoret akoma nga të gjithë.

Sot Luis është bashkëthemeluesi dhe bosi i Duolingo me bazë në Pitsburg, aplikacioni më i njohur në botë për mësimin e gjuhës, i cili ka më shumë se 300 milion përdorues në të gjithë globin.

Sot Duolingo ofron më shumë se 100 kurse në 28 gjuhë të ndryshme. Ndërsa gjuhët më të njohura janë anglisht, spanjisht dhe frëngjisht, ju mund të studioni gjithçka nga arabisht në rusisht. Duolingo gjithashtu ka një fokus të veçantë në promovimin e gjuhëve të pakicave, me kurse në Uellsisht, Navajo, Gellisht dhe Havajane.

Duolingo tani ka të ardhura vjetore prej 90 milion dollarë (69 milion). Rreth 15 milion dollarë nga kjo vijnë nga reklamat e përfshira në aplikacionin standard, falas, ndërsa 75 milion dollarë janë nga 2% e përdoruesve që paguajnë për versionin premium pa reklama.

Luis thotë se është krenar që po ndihmon shumë njerëz të mësojnë një gjuhë të re. “Ne po japim leksione gjuhe falas për të gjithë,” tha ai. (BBC)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje