Filmat shqiptarë rikthejnë njerëzit në kinema: Shqipëria raporton rritje me 67% në 2019-ën, norma më e lartë në Europë

19 Shkurt 2020, 16:49Kulturë TEMA

Kinematë shqiptarë raportojnë rritjen më të madhe të numrit të shikueshmërisë në Europë gjatë vitit të kaluar, me rreth 67%.

Të dhënat dalin Në pah nga publikimi më i fundit i unionit ndërkombëtar të kinemave, i cili do të publikojë të dhëna më të detajuara në muajt e pranverës.

Kështu, të dhënat paraprake flasin për rreth 354 milionë lekë në formë biletash nga kinematë në vendin tonë përgjatë të gjithë 2019-ës, nga rreth 211 milionë të vitit paraardhës, si dhe rreth 600 mijë shikues, nga rreth 400 mijë të vitit paraardhës, në rritje me 70%.

Rritja me rreth 67% e shikueshmërisë nëpër kinema duket se është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e “boomit” të filmave shqiptarë gjatë vitit të kaluar. Kjo gjë del në pah nga një tjetër e dhënë, ajo e normës së filmave vendas, mbi totalin e filmave të shfaqur në kinematë e vendit atë vit. Ndërkohë që në 2018-ën norma e filmave shqiptare fiksohej në 1.5% të totalit, në 2019-ën u ngjit në 23%.

Kjo normë është edhe më e lartë se vende si Gjermania, Italia apo Rusia, që ndër të tjera kanë një industri kinematografike vendase mjaft të zhvilluar. Paçka se prodhimi i filmave shqiptare nuk ka pasur një “boom” në sasi gjatë vitit të kaluar, ato pak filma që janë shfaqur kanë pasur një sukses që ka gjeneruar rritjen e ndjeshme të xhiros vjetore  të kinemave në vendin tonë.

2 komente në “Filmat shqiptarë rikthejnë njerëzit në kinema: Shqipëria raporton rritje me 67% në 2019-ën, norma më e lartë në Europë”

  1. Arjan says:

    Po ca ja fusni kot me keto statistika injorantesh? E dini ju qe qytete si Fieri, Vlora, Gjirokastra, e shumeeeeeee te tjere nuk kane asnje lloj salle kinemaje? Per cfare rritje e keni fjalen? Per ato qe shfaqen vetem ne kinemate e Tiranes? Mos na hapni barkun, por ne vend te ndikoni masivisht e ta vini pushtetin qendror apo lokal para nje fakti te kryer, p[er hapjen e kinemave, ju na flisni per rritjen e audiences. O nullllllllllll gazetar, po masivizoje njehere fenomenin e te jete si dikur para viteve 90′ pastaj fol per rritje te audiences. Ike oreeeeeeeeeee….

  2. Enea says:

    Boom filmash shqiptare? Ku jane more, apo e keni fjalen per ate pisllikun e Mamaqiut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje