Mungesë globale të prezervativëve prej koronavirusit

27 Mars 2020, 19:10Lifestyle TEMA

Karex Bhd i Malajzisë bën një në çdo pesë prezervativë në nivel global. Por tashmë nuk ka prodhuar një prezervativ të vetëm nga tre fabrikat e saj të Malajzisë në 10 ditët e fundit për shkak të një bllokimi të vendosur nga qeveria për të ndaluar përhapjen e virusit, citon Market Screener.

Për këtë shkak ka një mungesë prej 100 milion prezervativësh, që normalisht tregtohet ndërkombëtarisht nga marka të tilla si Durex, të furnizuar për sistemet shtetërore të kujdesit shëndetësor, siç është NHS e Britanisë ose me shpërndarjen online, apo Fondi i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara.

“Ne do të shohim një mungesë globale të prezervativëve kudo, dhe kjo do të jetë e frikshme? Shqetësimi im është që për shumë programe humanitare të thella në Afrikë, mungesa nuk do të jetë vetëm dy javë ose një muaj. Kjo mungesë mund të zgjasë në muaj”.- ka thënë shefi ekzekutiv i Karex, Goh Miah Kiat.

Malajzia është shteti më i prekur në Azinë Juglindore, me 2161 të infektuar dhe 26 të vdekur. Qeveria ka urdhëruar kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen e bizneseve deri më 14 prill. Prezervativët prodhohen masivisht edhe në Kinë – ku lindi koronavirusi dhe pasoi në mbylljen e fabrikave të mëdha – dhe Indi dhe Tailandë, që po përballen së fundi me të infkektuarit e parë. Edhe prodhuesit e maskave kanë hasur probleme me vijimin e punës në Malajzi. Goh tha se Karex do t’i kërkojë qeverisë të përjashtohet nga rregullat dhe të vijojë punën nën kushte specifike. Malajzia ka lejuar kompani të tjera të prodhojnë të mira thelbësore me gjysmën e forcës punëtore.

E mira është se kërkesa për prezervativë mbetet e lartë. Na pëlqen ose jo, prezervativët janë thelbësorë. Në këtë kohë që po jetojmë, me shumë mundësi njerëzit s’kanë në plan të bëjnë fëmijë. Nuk është momenti.”-tha Goh.

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.

Dailymail 

6 komente në “Mungesë globale të prezervativëve prej koronavirusit”

  1. Lani says:

    Nga emri Karex duhet te jete shqiptar pronari.

    1. Derr says:

      Brravo. Do e kete te shndosh, se ndryshe do ishte quajtur “Karuc”

  2. kullufaceskrapari says:

    Ka nje zgjidhje popullore per kete problem.Mund te perdorni zorre deleje.Por me pare duhet te ndani delen nga zorret,ose nese ju pelqen mos e ndani delen nga zorret.

  3. Qiparisi dhe jo vetem says:

    Karex-i po na le pa sex.

  4. Llastik edepsez says:

    Paska ngel Sala pa kostum!

  5. dhembeli says:

    O “llastik edepsez'” ?
    Na shkrive fare….Kjo eshte me e bukura… !
    Po mbeti Sala pa”kostum”, …Moret me qafe miletin …..Do perhapet nje extra Karona-virus -20.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje